• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

“Salto mortale” e Jovo Vangellovskit

September 14, 2017
in MENDIMI I LIRË, ORDANOSKI
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Sasho Ordanoski

[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]Ë[/dropcap]shtë interesante strategjia e kryetarit të Gjyqit Suprem, Jovo Vangellovski, për shmangien nga përgjegjësia e vet për dyshimet për keqpërdorime të rënda në gjykatë në interes të krimeve më të ndryshme që zhvilloheshin në Maqedoni gjatë dhjetë viteve të fundit, por të cilat kryesisht kulmojnë  me procedurën e brendshme gjyqësore të Këshillit Gjyqësor për vërtetimin e përgjegjësisë te gjykatësit të cilët u mundësuan dy të akuzuarve më të rëndësishëm, që  përgjimet joligjore  me kohë të largohen, dhe akoma të mos janë në dispozitë të qeverisë. Vangellovi, me shfrytëzim të sigurimit të brendshëm, e ka penguar hyrjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor në ndërtesën e Gjyqit Suprem…Shumë fortë! Propozoj që radhën tjetër, me sjellje të lartë ligjore, ta saldojë derën e gjyqit, dhe kur edhe ajo pengesë të tejkalohet me ndihmë të sharrës së hekurit, le të provojë  të mbyllet në nevojtoret  e ndërtesës dhe të mos del nga aty deri në ndryshimin e pushtetit në Maqedoni, nëse, dhe kur do të bëhet.

Kështu, edhe Vangellovski përfundimisht u ngjit në listën e gjatë të turpit, të “varëseve” të ndryshme të Familjes, nga tipi i lustruesit Tome Axhiev ( mos mendoi ky se është i harruar!?), kryetari i mëparshëm i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, ose ai personi i famshëm nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, Petar Anevski,  nga i cili “salto mortalet” juridike  do të duhet të studiohen si përmbajtje e domosdoshme në kurikulumet e fakulteteve juridike, si ilustrim se sa është i rëndësishëm integriteti profesional dhe personal i personave të vendosur në përbërjen e kurrizit kadrovik në shtetin juridik, që shteti me të vërtetë të jetë juridik.

Andaj, nëse deri dje ndoshta edhe dyshoja në përfshirjen e Vangellovskit në përgatitjen dhe zbatimin e operacionit për arratinë e dy shefave nga DSK në rastet e PSP “Target” dhe “Fortesa”, tani më ato dyshime te unë janë zvogëluar tepër. Këtë e implikon Vangellovi në kontekst të pakëndshëm juridik – penal, për arsye se pikërisht këto dy hetime të PSP janë esenca e keqpërdorimeve të mëdha të realizuara përmes policisë sekrete dhe politikës së VMRO-DPMNE. Nuk e di nëse të arratisurit veç më nuk janë diku të likuiduar, por e di se kjo do tu konvenonte shumë funksionarëve të pushtetit të kaluar që ta shpëtojnë lëkurën. Nëse shpërthimi i mëtejmë merr drejtimin e tillë, atëherë Jovo Vangellovski duhet të mendohet mirë për veprimet e ardhshme të tij, sepse Djalli kohë më parë e ka kryer punën e tij në zbardhjen e pisllëqeve të pushtetit të kaluar.

Do të thotë, pjesa më e madhe e opinionit sinqerisht shpreson se profili i tanishëm i zvogëluar i PSP është vetëm pasojë e intermecos politike me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe se zbërthimi i korporatës kriminele e Familjes do të vazhdojë me tempo të pa zvogëluar nga nëntori i këtij viti. Sepse, në të kundërtën, do të del se krimi në Maqedoni ende është i leverdishëm, që do të ishte rekomandim i ligë edhe për pushtetin e tanishëm

Tags: DSKfamiljaFortesagjykataJovo VangellovskiKëshilli gjyqësorKëshilli i prokurorëve publikëPetar AnevskiPSPTargetTome AxhievVlladimir Pançevskivmro dpmne
Next Post
Gjermania e ndalon eksportin e armëve për Turqi!

Gjermania e ndalon eksportin e armëve për Turqi!

Kthimi i drejtësisë së konfiskuаr!

Kthimi i drejtësisë së konfiskuаr!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom