Seanca e sotme publike në Gjykatën Supreme, për rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës, përsëri u prolongua, kësaj here për 3 tetor, për arsye se policia nuk ka arritur të sjell njërin nga pesë të dënuarit në gjykatë!
Gjykatësit Supremë sot duhej ti shqyrtojnë ankesat për dënimet e përjetshme, të dhëna nga Gjykata themelore dhe të vërtetuara nga Gjykata e Apelit, për pesë të dënuarit për vrasjen e pesëfishtë te liqeni i Smillkovës, më 12 prill të vitit 2012. Për seancën e ardhshme do të jepet urdhër që të gjithë të dënuarit të sillen në Gjykatën Supreme.
Një nga mbrojtësit, avokati Naser Raufi, theksoi se Prokuroria Speciale Publike duhet ta merr lëndën “sepse vetëm në atë mënyrë do të arrihet deri te e vërteta për këtë rast”.