Iniciativa qytetare “Shpëtim për Vallandovën” para mesnatës ndërmjet të dielës dhe të hënës, ka mbajtur pres konferencë publike, të cilën CIVIL Media drejtëpërdrejt e transmetoj në faqen e saj në facebook, ku u shpjeguan qëndrimet dhe arsyet për daljen e ulët dhe mossuksesin e referendumit kundër “minierës së vdekjes”, gjegjësisht mungesën e rreth 450 votave nga bashkqytetarët lokal.
Në bazë të rezultateve të para jozyrtare, referendumi në Vallandovë nuk pati sukses, pasi që nga 24 vendvotime, kanë votuar vetëm 4.680 qytetarë ose 46,11% nga 10.141 qytetarë me të drejtë vote, me ç’rast nuk u arrit minimum ligjor 50% plus 1.
Në referendumet e mëparshme, banorët e Gjevgjelisë, Bogdancit dhe Dojranit u deklaruan kundër vazhdimit të punës së “Kazandollit” për hapjen e minierave të reja.
Sipas iniciativës “Shpëtim për Vallandovën”, shtypja ndaj qytetarëve jomjaftueshëm të informuar, nga pushteti lokal dhe nga investitori I huaj I minierës ishte aq e fuqishme, sa që nuk u mundësua deklarim demokratik I banorëve të komunës së Vallandovës.
Kamera: Dehran Muratov