• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

CIVIL: Marrja e lejeve për importim, tranzitim dhe reeksportim të armëve nuk guxon të lehtësohet!

August 10, 2017
in Uncategorized
CIVIL: Marrja e lejeve për importim, tranzitim dhe reeksportim të armëve nuk guxon të lehtësohet!
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonisë nuk i nevojiten thjeshtësime të procedurave për prodhim dhe tregti me armë, por i duhet kontrollim më i ashpër i tregtisë! Dhe aksione për mbledhjen e armëve jolegale.

CIVIL- Qendra për Liri reagon ashpër me rastin e kërkesës së Grupacionit për arml dhe pajisje në kornizat e Shoqatës për tregti pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, për avancimin e veprimeve lidhur me prodhimin dhe tregtinë me armë, materiale të rrezikshme dhe ekspolozivem mjete piroteknike dhe pajisje për  qëllime ushtarake dhe civile.

Maqedonisë nuk i nevojiten thjeshtësime të procedurave për prodhim dhe tregti me armë, por i duhet kontrollim më i ashpër i tregtisë! Dhe aksione për mbledhjen e armëve të paligjshme.

Dimitar Mangutov, presidenti i Grupacionit për armë dhe pajisje, në konferecën për shtyp në Odën Ekonomike, ka deklaruar se kompanitë kërkojnë rregullore të qartë dhe të harmonizuar, në veçanti, sjellje të Ligjit të ri për armë dhe pajisje, të harmonizuar me direktivat evropiane, për të cilën gjë veç më i kanë dorëzuar propozimet e tyre në Ministrinë për Punë të Brendshme.

Anëtarët e Grupacionit kërkojnë bashkëpunim më të madh me institucionet shtetërore përkatëse dhe kanë ngritur iniciativa për takime konkrete me ministrat e resorëve nga MPB, Ministria për Mbrojtje dhe Ministrisë për ekonomi, si dhe nga Drejtoria për  sigurinë e informatave të klasifikuara.

Si n jë prej problemeve aktuale më të mëdha të Grupacionit, nga atje e theksojnë mospërfshirjen e kompanive vendore në tenderët që i shpallin ministritë e Maqedonisë. Gjithashtu, nga Grupacioni udhëzojnë se në periudhën e kaluar ka qenë rëdnë ose fare nuk kanë mundur të merren leje (për tranzitm import, rieksport…) të cilat janë nën kompetencat e Misitrisë për Ekonomi.

Në kohën kur, sipas hulumtimeve të fundit, në Maqedoni ka 24,1 copë armë të paregjistruara në 100 banorë, ose pothuajse çdo i katërti banor posedon armë(!?), ajo që më së paku i nevojitet vendit lshtë qasja joserioze ose thjeshtësimi i procedurave për prodhim dhe tregti me armë, me çfarë krijohet mundësi e madhe për keqpërdorime!

Për fat të keq,  për dallim nga periudha 2002-2006, kur Qeveria  ishte e hapur për bashkëpunim me Civilin për këto tema, si dhe me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, ndërsa ajo që punohej, ishte e kufizuar dhe e përjashtonte shoqërinë qytetare dhe opinionin. Për arritjen e këtij qëllimi nevojitet edhe forcimi i besimit të qytetarëve në institucionet dhe sudnimi i drejtësisë. Për fat të keq, numri i vogël i aktiviteteve të institucioneve në këtë drejtim, vetëm e fshehin realitetin në të cilin jeton shoqëria.

Tags: armëcivilgrupacioni për armë dhe pajisjekërkesëOda Ekonomikereagimthjeshtësimi i procedurave
Next Post
VMRO-DPMNE u frikësua nga propaganda e vet!

VMRO-DPMNE u frikësua nga propaganda e vet!

Rrëmujë në administratë, realiteti dhe regjistrat nuk përputhen

Rrëmujë në administratë, realiteti dhe regjistrat nuk përputhen

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom