Grupi joformal “Deputetë – miq të zonës së vetme –UNESCO në Maqedoni – rajoni i Ohrit”, bashkë m organizatat qytetare që punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e pasurisë natyrore të këtij rajoni dhe arritën të mbledhin 7.000 kartela me mbështetje të nënshkruar nga qytetarë, u takuan me presidentin e Kuvendit, Talat Xhaferin, dhe me Ministrin për Mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Sadulla Duraku.
Qëllimi i ntakimit është Kuvendi të shpallë moratorium të projekteve të dëmshme që po realizohen në rrethin e Liqenit të Ohrit dhe të sigurojë funksionimiN e Ligjit për drejtimin e Rajonit të Ohrit në UNESCO.
“Me këtë takim edhe njëherë se Kuvendi me të vërtetë hapet ndaj qytetarëve, ndaj mediave dhe qytetarëve dhe organizatave qytetare. E lehtësuam qasjen e qytetarëve deri te deputetët ndërsa do të angazhohemi për bashkëpunim më të kapshëm me organizatat qytetare në tërësi. Mundësuam të shihet dhe të dëgjohet për këtë iniciativë për mborjtjen e rajonit të Ohrit. Mbrojtja e mjedisit jetësor të njeriutështë një nga sfidat më të mëdha të shekullit 21. Ky aktivitet i rëndësishëm qytetar është vetëm një lidhëse e rëndësishme. Besojmë se do të ketë mbështetje edhe më të madhe nga qytetarët dhe do të kontribuojë për ndryshimin e vetëdijes tonë ndaj mjedisit jetësor dhe ndaj perlës së Ohrit dhe për ngritjen e vetëdijes ekologjike. Më gëzon fakti që iniciativën e mbështet një grup me përbërje të ndryshme deputetësh”, theksoi Xhaferi.
Ai edhe një herë përsëriti se angazhohet për kthimin e integritetit institucional të Kuvendit si organ ligjvënës i zgjedhur nga qytetarët dhe për forcimin e besimit në këtë institucion.
Grupi joformal do të udhëhiqet nga deputetja Maja Moraçanin, ndërsa pjesëmarrës janë deputetët Tomisllav Tuntev, Afrim Gashi, Vasko Kovaçevski dhe Irena Stefkovska.
“Për ne ishte alarmues vendimi i vitit të kaluar i komitetit pranë UNESCO, i cili qartë tha se dukuritë destruktive në rrethinën e Liqenit të Ohrit do të kenë pasoja afatgjate ndaj rajonit tënë të vetëm – UNESCO. Në mënyrë plotësuese, në këtë vërejtje ishte e theksuar se nës vërtetohet gjendja e Liqenit të Ohrit, kjo do të jetë e vendosur në listën e rajoneve të rrezikuara –UNESCO”, tha Aleksandra Bujarovska nga organizata qytetare “Front 21-42”.
Bujarovska iu referua edhe raportit të fundit të misionit të UNESCO-s në të cilin ishte e shënuar se Maqedonia duhet të drejtohet nga projektet ekologjike në rajonin e Ohrit.
“Edhe ata që nuk kanë dëgjuar pëe Maqedoninë, kanë njohuri për Ohrin dhe për Liqenin e Ohrit për të cilin ekspertët e UNESCO-s në vitin 1979 vendosën se duhet të vendoset në listën e trashëgimive natyrore dhe kulturore, bashkë me edhe 34 vende në botë”. Përkujtoi deputetja Stefkovska, presidentja e Komisionit Kuvendor e Komisionit Kuvendor për Kulturë.
Kjo kërkesë, e dorëzuar në Kuvend, është e mbështetur edhe nga 20.000 qytetarë dhe turistë të cilët e kanë nënshkruar peticionin elektronik që ishte pjesë e fushatës së sektorit joqeveritar.