Në zgjedhjet lokale në Kroaci të dielën, të drejtë vote kishin rreth 3,7 milionë qytetare dhe qytetarë të cilët mundën të votojnë për më tepër se 47.000 kandidatë të paraqitur për më tepër se 9.500 funksione të ndryshme në nivel lokal dhe rajonal.
Sipas informatave jozyrtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Republikës së Kroacisë, deri në mëmgje në ora 9,30 janë përpunuar të dhëna prej 99% nga numri total i vendvotimeve, me dalje mesatare prej 46%.
Zgjedhjet lokale i vëzhguan mbi 12.000 vëzhgues.
Ekipi vëzhgues i GONG, organizatë për nxitjen e qytetarëve për pjesëmarrje aktive në proceset politike, në raportin fillestar për rrethin e parë të zgjedehjeve lokale, doli me informata për numër të vogël të parregullsive në krahasim me ciklet e mëparshme zgjedhore.
Edukimi i pamjaftueshëm dhe sjellja joprofesionale e një mpjese të këshillave zgjedhore ende janë problemi kryesor gjatë shkurtimit të realizimit të së drejtës votuese. Sipas paraqitjeve të qytetareve dhe qytetarëve, GONG shënon edhe shkelje të heshtjes zgjedhore në më tepër raste, shqetësime përmes telefonit, vizita para dyerve të shtëpive të qytetarëve dhe agjitim pëpr cilin të votojnë, ngjitje e plakateve dhe shkelje e heshtjes zgjedhore në rrjetet sociale.
“GONG dje ka informuar në bazë të paraqitjeve të hapura nga qytetarët për një numër të caktuar të parregullsive, por më pak sesa në zgjedhjet e mëparshme. Paraqitjet kanë të bëjnë me punën e këshillave zgjedhore. Në këto zgjedhje lokale rrethoheshin katër fletëvotime, ndërsa disa këshille zgjedhore u kanë dhënë votusve vetëm dy. Këshille zgjedhore të caktuara nuk kanë siguruar privatësinë e votimit, në vendvotime të caktuara qytetarët veç më ishon të rrethuar, sikur të kenë votuar”, u deklarua në bisedën telefonike për CIVIL Media, Dragan Zeliq, ekspert ndërkombëtar për vëzhgim zgjedhor në GONG.
Paraqitjet për shkeljen e heshtjes zgjedhore u nënshtrohen sanksioneve, siç thotë Zeliq, nga 3000 deri 5000 kuna.
“Mbetet të shohim nëse institucionet përkatëse zgjedhore do të ngritin kallëzime penale kundër shkeljes sël heshtjes zgjedhore”, deklaroi Zeliq, duke e theksuar problemin me informimin dhe edukimin e qytetarëve në realizimin e të drejtave të tyre.
“ Fushata zgjedhore ishte nën hijen e rëndë të ngjarjeve politike në nivel nacional. Në Kroaci, për momentin, kemi krizë në Qeveri, krizë kushtetuese, sepse kryeministri ka shkarkuar katër ministra, pa propozim për ministra të ri që do t’i zëvendësojnë”, tha Zeliq, duke theksuar se fushata zgjedhore nuk ka qenë e fokusuar në tema lokale, por pikërisht në probleme në kontekstin e gjendjes politike në të cillën gjendet Kroacia.
Biljana Jordanovska