Pas vlerësimit të 241 proceseve zgjedhore të mbajtura në 158 vende, në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2016, zgjedhjet e mbajtura në Maqedoni gjatë kësaj periudhe, e pozicionojnë shtetin në vendin e 110! Sipas Indeksit që e vlerëson integritetin e zgjedhjeve të zbatuara në Maqedoni, në shkallë të integritetit shumë të lartë zgjedhor (70+) deri te shumë i ulëti (nën 40), Maqedonia (48) është e vlerësuar si shtet – me integritet të ulët.
Analizën “Projekti – Integriteti zgjedhor” e zbaton Reparti për qeveri dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Sidneit, Australi dhe është punlikuar në maj të vitit 2017.
Vlerësimet janë sjellur në bazë të aspekteve të ndryshme, lidhur me procesin zgjedhor: Heshtja zgjedhore, procedurat zgjedhore, njësi zgjedhore, Lista e Votuesve, regjistri partiak, mbulim mediatik, financim fushate, procedura zgjedhore, numërim i votave, rezultate, dhe Komision Zgjedhor… Procesi zgjedhor në Maqedoni është i vlerësuar më se keqi në pjesën e Listës së Votuesve, mbulimit mediatik dhe financimit të fushatës zgjedhore.
Në listën e 158 vendeve, shtetet që janë ranguar më lartë – shtete me integritet shumë të lartë zgjedhor, janë: Danimarka, Finlanda, Norvegjia, Islanda, Suedia, Kostarika, Gjermania, Estonia, Holanda dhe Zvicrra. Me rang të ulët janë: Etiopia, Burundi, Siria, Guinea Ekuatoriale, Republika e Kongos, Xhibuti, Çadi, Haiti, Afganistani dhe Kamboxhi,
Indeks më të lartë të integritetit zgjedhor kanë Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, ndërsa më së miri e ranguar nga vendet e Ballkanit perëndimor është Sllovenia.
Në pjesën “Vallë popullizmi paraqet rrezik për integritetin zgjedhor”, analiza u referohet zgjedhjeve të zbatuara në 2016/17 dhe atyre që do të zbatohen gjatë këtij viti në SHBA, Gjermani, Britani të Madhe, Francë dhe Holandë.
Përgatiti: Marija Tegovska