• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Takim Han –Xhaferi: Ivanovi të nxjerr mësim nga dhuna!

May 5, 2017
in POLITIKË
Takim Han –Xhaferi: Ivanovi të nxjerr mësim nga dhuna!
Share on FacebookShare on Twitter

“Pas krizës e cila kulminoi me dhunë kundër deputetëve të shumicës së re parlamentare, Maqedonisë i duhet paqe, pajtim dhe marrëveshje për bashkëpunim gjatë formulimit të politikës e cila do ta dërgon Maqedoninë në BE”, porositi eurodeputeti Ivo Vajgëll, pas takimit me presidentin e ri të parlamentit, Talat Xhaferin.

Dy anëtarë të treshit ndërmjetësues nga Parlamenti Europian, i përshëndetën partitë e koalicionit të ri që nuk nxitën demonstrata në rrugë, të cilat kanë mundur ta shndërrojnë Maqedoninl në skenë të ndeshjeve masovike politike ose etnikisht të motivuara, lajmëroi Vajgëll.

Takimi i Xhaferit me Vajgëll u mbajt në kornizat e vizitës së tij të parë zyrtare në Bruksel, pasi u zgjedh si njeriu i parë i parlamentit të Maqedonisë.

Xhaferi u takua edhe me përfaqësuesen e lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini. Në kumtesën nga kabineti i saj, të publikuar pas takimit, thuhet: “Ajo e përshëndeti zgjedhjen e Talat Xhaferit për President të Kuvendit nga shumica parlamentare, duke theksuar se ky është roli që duhet të jetë mbi politikat partiake dhe ndëretnike, dhe të punojë në interesin e të gjithë qytetarëve dhe bashkësive. Bashkimi Evropian është i përgatitur të bashkëpunojë me atë, me Kuvendin dhe me të gjitha institucionet tjera për zbatimin e prioriteteve urgjente reformiste, si dhe për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës”.

Mogerini theksoi se BE pret të gjitha partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin politik, duke e përfshirë edhe formimin e qeverisë, si dhe në punën e Kuvendit të ri.

Xhaferi u takua edhe me eurokomisarin për zgjerim, Johanes Han.

“Shefi i shtetit duhet të nxjerr mësim nga dhuna, kur do ta sjell vendimin për dorëzimin e mandatit për krijimin e Qeverisë së re”, apeloi Xhaferi nga Brukseli, menjëherë pas takimit me Han, i cili apeloi që parlamenti të punojë pa pengesa, ndërsa të gjithë deputetët, duke e përfshirë edhe opozitën, të jenë konstruktiv.

Eurokomisari Han paraprakisht, në drejtimin e ti në mbledhjen e Komitetit të përbashkët parlamentar BE – Maqedoni, që u thirr me iniciativë nga eurodeputeti Slloven, Allojz Peterle, ka theksuar se është e qartë se disa njerëz e kanë rëndë të kalojnë nga pushteti në opozitë.

“Ajo që pamë javën e kaluar, është diçka që unë, sinqerisht, nuk e pritja. Kjo është e pamundur, por qartë se çdo gjë mund të bëhet e mundur. Kjo dhunë në parlament është absolutisht e papranueshme!”, deklaroi Han.

Ai ka shtuar se pret hetim të plotë të ngjarjeve me pasoja juridike, dhe ka përkujtuar se institucionet e obliguara për zbatimin e ligjeve,  ka kohë që nuk e kryejnë punën e tyre.

Tags: BEBrukselJohanes HanParlamentqeveriTalat Xhaferi
Next Post
5 MAJ 2015: Përballje brutale me demonstrantët kundër brutalitetit policor!

5 MAJ 2015: Përballje brutale me demonstrantët kundër brutalitetit policor!

Sulmues i Selës: Duhet të vendosim, ose do të bëhemi – Maqedonas, ose jo!

Sulmues i Selës: Duhet të vendosim, ose do të bëhemi – Maqedonas, ose jo!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom