CIVIL- Qendra për Liri deri tani ka siguruar seminare falas për gazetari qytetare për 262 qytetare dhe qytetarë nga i tërë vendi, ndërsa ka ndarë 55 shpërblime për materiale të gazetarëve qytetarë në projektin Objektivi qytetar. Seminari i tretë rajonal për gazetari qytetare për këtë vit, do të mbahet në Strumicë më 18 dhe 19 shkurt, në hotelin Esperanto.
Me programë interesante dhe punë praktike, ky seminar do të jetë i 8-ti me radhë, nga fillimi i këtij projekti në tetor të vitit 2015, dhe i cili do të vazhdojë deri në fund të vitit 2017.
Mbetet vetëm një ditë për aplikim në seminarin.
Paraqitja nuk mund të jetë më e thjeshtë! Plotësimi aplikimt onlajn zgjat vetëm disa minuta, ndërsa njohuritë të cilat do t’i fitoni në seminarin, do të zgjasin gjithë jetën. Klikoni KËTU për qasje deri te aplikimi për pjesëmarrje në seminarin.
Vërejtje e rëndësishme: Të drejtë për pjesëmarrje në këtë seminar rajonal kanë të gjithë qytetarët e rritur nga komunat Strumicë, Vallandovë, Gjevgjeli, Dojran, Novo Sellë, Bosillovë, Vasilevë, Konçe dhe Demir Kapi.
Ndërkohë klikoni lajk në faqen e Fejsbukut për gazetarë qytetarë, por edhe në faqen e CIVIL Maqedonia, ndërsa mundeni falas ta merrni edhe publikimn “Ne jemi mediat” nga ueb faqja Objektivi qytetar, e kushtuar gazetarisë qytetare.
Qëllimi kryesor i projektit Objektivi qytetar është kontributi ndaj proceseve transparente përgjegjëse politike, të forcohet vetëdija publike për politikat dhe praktikat lidhur me të drejtat e njeriut, të drejtës votuese dhe proceseve politike, dhe të alarmohet publiku i vendit dhe ndërkombëtar për praktikat mashtruese në proceset zgjedhore dhe në përgjithësi.
Projekti është i mbështetur nga fondacioni National Endowmnet for Democracy.
Në bashkëpunim me teknologjitë e reja dhe internetin, gazetaria qytetare i ndryshoi mediat, dhe me këtë edhe botën. Kush nuk mundet ose nuk dëshiron të pranojë që mediat janë të ndryshuara nga rrënja dhe që sot çdo kush mund të jetë gazetar qytetar, atëherë më mirë të bëhet gati për pensionim. Në hiper hapësirën e mediave nuk ka mbetur vend për arrogantët, madhëritë e vetëshpallura të cilët për veten pretendojnë se ende janë të vetmit të cilët në mënyrë relevante merren me faktet. Qytetare dhe qytetarë të vetëdijshëm mund të hulumtojnë dhe të informojnë për ngjarjet dhe temat të cilat e prekin komunitetin e tyre dhe shoqërinë në përgjithësi.
Projekti “Objektivi qytetar” e mundëson këtë hapësirë, që gazetarët qytetarë të informojnë dhe të publikojnë pa frikë dhe presione. Regjistrimet e tyre ndoshta nuk janë shumë të pastërta ose cilësore, por janë të drejtpërdrejta dhe e paraqesin realitetin pa ndërmjetësues. Civili e hapi mundësinë që ata në mënyrë të sigurt dhe me mbështetjen tonë të publikojnë tregime pa censurë. I inkurajojmë të gjithë qytetarët e prekur të informojnë pa frikë dhe pa obligimin e kryerjes së shërbimit ndaj dikujt. Ky parim, së bashku me klithjen “Ne jemi mediat!” ka hapur faqe të re në mediat dhe në aktivizmin në vend.
Xhabir Deralla “ Ne jemi mediat”, Shkup, 2016