• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Dita e tretë e grevës së të punësuarve në “Hekurudhat e Maqedonisë”

February 20, 2017
in POLITIKË
Dita e tretë e grevës së të punësuarve në “Hekurudhat e Maqedonisë”
Share on FacebookShare on Twitter

Të punësuarit në “Hekurudhat e Maqedonisë –Transport” dhe “ HM –Infrastrukturë”, tre ditë bëjnë grevë për shkak të pagesës së vonuar të pagave mujore. Të punësuarit i kërkojnë rrogat e pa paguar për muajin dhjetor dhe janar.

Komunikacioni hekurudhor në Maqedoni është plotësisht i bllokuar, nuk funksionojnë as trenat e pasagjerëve, as trenat e mallrave, ndërsa qytetarët janë të detyruar të gjinden vetë.

Nga “Hekurudhat e Maqedonisë-Transport” KP Shkup, thonë se i tërë sistemi hekurudhor ka pësuar humbje të madhe prej 5 milionë euro për shkak të bllokadave në hekurudhën në Greqi. Ndërsa, me borxhet e kthyera prej 15 milionë euro dhe pagesën e 5 rrogave të mbetura në fillim të këtij viti, HM-Transport po përballet me sfida të mëdha financiare.

Ndërkohë që hekurudha e Maqedonisë po përballet me probleme financiare, në fillim  të këtij muaji, në Maqedoni arriti treni i fundit nga gjashtë trenat e rinj kinez, me çfarë u rrumbullakësua pajisja e “CSR”-ve Kineze për ripërtëritjen e parkut vozitës, vlera e të cilit ka arritur 25 milionë euro!

Përskaj këtij investimi, Ministri i Transportit Vllado Misajllovski, paralajmëroi edhe procedura tjera për ripërtëritjen e tërë parkut vozitës, për më saktë, për lokomotiva me vlerë prej 8,7 milionë euro. Ai dje për mediat deklaroi se janë lënë anash 360 milionë denarë për ndihmë të drejtpërdrejtë të hekurudhës, për rrogat dhe për të gjitha shpenzimet tjera.

Pritet që negociatat me udhëheqësit e “Hekurudhave të Maqedonisë” rreth pagesës së rrogave të dhjetorit dhe janarit, të fillojnë sot. Ndërkohë, qytetarët të cilët  udhëtojnë çdo ditë, janë të lënë të gjinden vetë. Qytetarët të cilët shfrytëzojnë bileta mujore duhet të ndajnë edhe mjete plotësuese për transport me autobus, makinë ose taksi.

Studentët gjithashtu duhet të gjinden ashtu si munden. Këto ditë nuk do të vlen as transporti i lirë i cili edhe ashtu nuk i plotëson nevojat e tyre.

Next Post
Protestat e të punësuarve në MPM radikalizohen

Protestat e të punësuarve në MPM radikalizohen

Dëshmi tronditëse të punëtoreve të industrisë së tekstilit

Dëshmi tronditëse të punëtoreve të industrisë së tekstilit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom