• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Pesimizmi i qytetarëve: Maqedonia nuk ka shtet –mik në botë!

February 16, 2017
in Uncategorized
Pesimizmi i qytetarëve: Maqedonia nuk ka shtet –mik në botë!
Share on FacebookShare on Twitter

Pothuajse gjysma nga qytetare/ët (45,2%), vlerësojnë se asnjë shtet në botë nuk është dashamir ndaj Maqedonisë. Këtë disponim pesimist e tregoi anketa e fundit e M-Prospekt,  e cila ka për qëllim ta hulumtojë qëndrimin për çështjet lidhur me marrëdhëniet e vendeve tjera ndaj Maqedonisë.

Në pyetjen –Cili vend në botë është më dashamiri për Maqedoninë? – në përgjigjet ka dallime sipas bazës etnike. Maqedonasit janë pesimistë më të mëdhenj, gjegjësisht, rreth 49,8% vlerësojnë që asnjë vend nuk është mik i Maqedonisë, ndërsa de Shqiptarët kjo përqindje është 36%.

Nëse bëhet dallim me disponimin e qytetarëve për këtë çështje në vitin 2013, mund të vërehet se skepticizmi në Maqedoni për qasjen miqësore të vendeve tjera, është rritur shumë. Anketa e realizuar në vitin 2013 ka treguar se vetëm 15,6% vlerësojnë se asnjë vend nuk është dashamir i Maqedonisë.

Nga ata që mendojnë se Maqedonia ka miq, numri më i madh është deklaruar për Turqinë -14,1%. Rusinë si mik të Maqedonisë e shohin 10% të anketuar, ndërsa në SHBA – 6,6%.

Dallimi në përgjigjet, krahasuar deri në vitin 2013, ka edhe për këtë çështje. Atëherë, në tre vendet e para kanë qenë Turqia(16%), Serbia (12%.2) dhe SHBA (8.2%). Rusinë në vitin 2013 të anketuarit e kanë vendosur në vendin e nëntë, që është për shtatë pozita më keq se këtë vit.

Anketa e fundit ka treguar edhe se më tepër se gjysma e qytetarëve mendojnë se BE dhe SHBA duhet ta lënë Maqedoninë vetë të përballet me krizën politike.

Kur është në pyetje BE, 52,8% mendojnë se duhet ta lë Maqedoninë vetë ta vendosë krizën, ndërsa 45,3% janë të qëndrimit se BE duhet të angazhohet më tepër. Rezistenca është më e madhe ndaj kyçje së SHBA. 57% mendojnë se SHBA duhet ta lënë Maqedoninë që vetë ta zgjidh krizën politike, derisa 38,8% mendojnë që SHBA duhet më tepër të kyçet.

Anketa përmes telefonit është realizuar shembull reprezentativ nga 1000 të anketuar, nga 4 deri më 10 shkurti.

Next Post
Paraqitu në seminarin për gazetari qytetare që sot!

Paraqitu në seminarin për gazetari qytetare që sot!

Dita e tretë e grevës së të punësuarve në “Hekurudhat e Maqedonisë”

Dita e tretë e grevës së të punësuarve në “Hekurudhat e Maqedonisë”

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom