Me rekomandimet e fundit, për parandalimin e efekteve të dëmshme nga moti i ftohtë dhe valët të ftohta, Komisioni pranë Ministrisë së Shëndetësisë ushtron diskriminim në bazë të moshës, thonë nga Komitetit i Helsinkit.
Në lajmërimin, Komisioni për parandalim të efekteve të dëmshme nga valët e ftohta dhe motit të ftohtë, ka rekomanduar të hënën dhe të martën -9 dhe 10 janari 2017 ( me paralajmërim që rekomandimet të vlejnë nëse vazhdojnë temperaturat e ulëta në vend) gratë shtatzëne dhe personat me sëmundje kronike me moshë mbi 60 vjeçe të lirohen nga detyrat e punës. Rekomandimet e këtij lloji, Komisioni i drejtoi deri te të gjithë punëdhënësit anembanë vendit, me theks të veçantë ndaj Osogovës- Maleshevës, rajon të cilit i takojnë edhe Berova, Pehçeva, Vinica dhe Dellçeva, si dhe rajonit të Pollogut, të cilit takojnë Tetova, Gostivari dhe Kërçova, të cilat janë në fazën portokalli për shkak të temperaturave ekstreme të ulëta.
‘’Rekomandimet dhe masat për mbrojtje nga koha e ftohtë në bazën e tyre duhet të kenë gjendjen shëndetësore, dhe jo njerëzit e moshuar të cilëve ju referohen.
Diskriminimi në bazë të moshës ushtrohet mbi njerëzit të cilët nuk janë mbi 60 vjet, gjegjësisht, janë me të rinj. Sëmundja kronike është sëmundje tek personi te i cili është e pranishme për një kohë më të gjatë, mund të paraqitet te personat në moshë të ndryshme dhe shpesh zgjatë shumë kohë, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit.
Prej aty përkujtojnë se ligji për mbrojtje shëndetësore ( Gazeta Zyrtare e RM numër 43/2012 deri 29.03.2012) parashikon se çdo kush ka të drejtë për mbrojtje shëndetësore dhe detyrë të kujdeset, ta ruan dhe ta avancon shëndetin e vet në pajtim me këtë dhe tjetër ligj dhe askush nuk guxon ta rrezikon shëndetin e të tjerëve.
‘’ Në këtë drejtim dëshirojmë t’i referohemi mbrojtjes nga diskriminimi në bazë të moshës, të përcaktuar në Nenin 3 nga Ligji për ndalesë dhe mbrojtje nga diskriminimi, në të cilin thuhet se ndalohet çdo diskriminim i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë, thirrje dhe nxitje për diskriminim dhe ndihmë të veprimit diskriminues në bazë të moshës’’ thuhet në lajmërimin.
Komiteti i Helsinkit kërkon nga Ministria e Shëndetësisë, përmes Komisionit për parandalimin e efekteve të dëmshme nga moti i ftohtë dhe valët e ftohta, të jep rekomandime të reja të cilat do të vlejnë në temperaturat ekstreme të ulëta në vend, ndërsa u referohen grave shtatzëne dhe personave me sëmundje kronike pa kufizime në bazë të moshës.