Kategoritë

DITËLINDJE Festim i 45- vjetorit të Qendrës Kulturore Rinore

Me ekspozitë, koncerte, poezi, filma dhe hapje të shitores muzikore – “Ap(o)teka”, Qendra Kulturore Rinore , sonte do të shënojë ditëlindjen e 45. Programi i pasur festiv nën titullin “Ditëlinjde”, do të fillojë me ekspozitën “Nomad”, ekspozitë retrospektive e vizatimeve, kolazheve dhe pikturave të Dushan Gerziq-Gera, i cili ka punuar si disenjator grafik ( i fletushkave, posterëve, mbështjellësve të pllakave…) për grupet muzikore “Haustor”, “Elektriçni Orgazam”, “Idoli”, EKV…Ai është një nga artistët e parë në Jugosllavinë e mëparshme i cili është marrë me pikturimin e trupit, ka pikturuar trupin e Sonja Saviq, Marina Peraziq, dhe të anëtarëve të EKV për albumin e tyre “Ekatarina Velika” nga viti 1985. Ekspozita do të hapet në galerinë e QKR, me adresim të vëllait të tij Borivoj Gerziq.

Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së David Bowie, në pjesën muzikore të festimit në QKR, në sallën e vallëzimit është i planifikuar tribute-koncert “Të rënë nga Marsi”, në interpretim të “Foltin”, dhe për nderë të artistit legjendar.

Në bufenë në QKR do të performojnë “The funk soul brothers” nga Serbia, me setet me fank, soul, xhaz, disko fank, afrobit…

Në kinemanë “Milenium” është e paralajmëruar maratonë e filmit pa pagesë me përmbledhje të filmave nga “Cinedays” 2016, ndërsa hapet edhe KQR- Urban store, “A(po)teka”.

Festimi i ditëlindjes së 45-të fillon në ora 20, ndërsa hyrja është e lirë.