• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Seancë e “Vitit të Ri” e përbërjes së re të Kuvendit?

January 10, 2017
in LAJME
Seancë e “Vitit të Ri” e përbërjes së re të Kuvendit?
Share on FacebookShare on Twitter

Vallë me mbarimin e vitit 2016 do ti vihet fundi dilemës se kush me cilin do të formojë qeveri? Sipas Nenit 63 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, “Qeveria e riformuar takohet në seancë konstitutive me së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura”. Në rastin konkret, kjo është në ditën e fundit të vitit, më 31 dhjetor. “Seancën konstitutive e thërret Kryetari i Kuvendit, nga përbërja e kaluar”.

Duke marrë parasysh se ende nuk dihet se kush do ta formojë qeverinë e re, mbetet çështje e hapur nëse Trajko Veljanovski të premten do të thërret seancë konstitutive me të cilën duhet të kryesojë deputeti më i moshuar, gjegjësisht, Branko Manojlloski nga BDI.

Nëse kjo nuk ndodh, Kushtetuta parashikon që 21 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve, deputetët të mblidhen vetë dhe ta përbëjnë Kuvendin.

Gjatë ditës së nesërme, pritet që Komisioni Shtetëror Zgjedhor t’i publikojë rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas çka duhet të mbahet seanca konstitutive. Kryetari i shtetit është i obliguar që mandatin për përbërje të qeverisë së re t’ia besojë partisë ose partive të cilat kanë shumicën e deputetëve në Kuvend. Mandatari, në afat prej 20 ditë, e dorëzon programin deri te Kuvendi dhe e propozon përbërjen e Qeverisë. Pastaj Kuvendi e zgjedh Qeverinë me shumicë votash nga numri i gjithsejtë i deputetëve.

Siç u kuptuan katër partitë më të mëdha më 20 qershor, kur bëhej marrëveshja për përbërjen e qeverisë e cila duhej t’i zbatojë zgjedhjet, mandati i saj mbaron nesër, ndërsa zëvendës ministrat në Ministrinë për Punë të Brendshme dhe në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Agim Nuhiu dhe Ibrahim Ibrahimi, do ti marrin kompetencat e Oliver Spasovski dhe Frosina Tashevska –Remenski, deri në formimin e qeverisë së re.

Ajo që në këtë moment është e sigurtë, është se VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, LSDM -49, BDI- 10 mandate, Besa -5, Aleanca për shqiptarët -3 dhe PDSH -2 mandate. Këto numra lënë vend për më tepër kombinime dhe koalicione, gjë që e bën të paparashikueshme përbërjen e qeverisë së re.

339f4c3b00000578-0-image-a-133_1461857017635

Formimi i qeverisë së re dhe për Komisionin Evropian është me rëndësi thelbësore, sepse, siç informon zëdhënësja Maja Kocijançiç, ata nuk do ti urojnë fituesit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, deri sa nuk formohet qeveria e re.

Tags: BDIcivilparakohshme parlamentareRepublikës së Maqedonisë
Next Post

Reka: Si e përjetova vitin 2016

2016: Viti i fuqisë dhe mungesës së saj

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom