• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Në vend se e bashkuar dhe solidare, Maqedonia është e përballur me ndarje dhe urrejtje!

January 15, 2017
in LAJME, POLITIKË
Në vend se e bashkuar dhe solidare, Maqedonia është e përballur me ndarje dhe urrejtje!
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit të Njeriut, Maqedonia e priti me 200.299 të papunësuar. Rreth 27.300 amvisëri janë shfrytëzues të rregullt të ndihmave financiare sociale, sepse jetëjnë në kufirin e ekzistencës. Në kërkim të kushteve më të mira për jetë, nga Maqedonia, sipas evidencës së KSHZ, janë larguar 250, 695 qytetarë, të cilët qëndrojnë dhe punëjnë jashtë shtetit. Ndërsa, rreth 600.000 qytetarë edhe për shkak të mos realizimit të  të drejtave elementare të njeriut, ia kthyen shpinën vendlinjdes. 

Qytetarët janë të ndarë dhe të diskriminuar nga të gjitha spektet: nacionale, etnike, fetare, partiake…Po shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut në çdo hap.

dsc0471-470x246

Jasmina Stojkoska, me vështirësi e realizon të drejtën e saj për mbrojtje shëndetësore.

malii-ima-litchna-karta-na-adrsa-od-napuschtna-kua-500x269

Sherif Maliqi nuk mund ta realizojë të drejtën e banimit.

15608624_10211762739161940_70313600_o-500x333

Miftar Bajramoski nuk mund ta realizojë të drejtën për punësim.

15645725_1450306278330884_1567906115_n

Sara Sejfulla nuk mund ta realizojë të drejtën për punë edhe si magjistre e drejtësisë, sepse nuk ka orientim politik.

Shumë qytetarë nuk mund ta realizojnë të drejtën e tyre për votim, sepse janë të shlyer nga Lista e Votuesve. Maqedonia po “mbytet” në ndotjen e ajrit, për shkak të zbatimit të parregullt të rregullores ligjore. Qindra qytetarë në të gjitha vendet e banuara, për çdo muaj evidentohen si të sëmurë nga kanceri dhe sëmundje kardiovaskulare, ndërsa shteti nuk del me strategji për përmirësimin e gjendjeve  të cilat e zmadhojnë morbiditetin dhe mortalitetin. Procesi i arsimit po përjeton degradim.

Diskriminimi partiak gjatë punësimeve, kushtet e këqija ekonomike për jetë, trajtimi jo i barabartë para institucioneve shtetërore…rezultojnë me shpërngulje masovike të qytetarëve jashtë vendit.

Shprehja e urrejtjes, thirrjet për linçim të funksionarëve partiak dhe politikanëve të shquar, janë vërtetim për procsein progresiv të krijimit të greminës mes qytetarëve dhe për thellësimin e krizës shoqërore-ekonomike dhe politike në Maqedoni. Në emër të mosdënimit partiak, në masë të madhe shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut.

Të gjitha këto gjendje vetëm ilustrojn se Maqedonia, edhe pse anëtare e KB nga viti 1993, dhe nënshkruese e marrëveshjeve ndërkombëtare për më tepër të drejta dhe liri të njeriut, në pragun e vitit 2017, është shtet- peng i strukturave kriminale politike, nusproduket e të cilave po e helmojnë shtetin.

Për këtë arsye, pikërisht sot, në Ditën Ndërkombëtare për të drejtat dhe solidaritetit të njeriut, CIVIL bën thirrje që të ndalen ndarjet, urrejtja, mosrespektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, të ndalohet shkatërrimi i mjedisit jetësor dhe i shoqërisë në përgjithësi! Institucionet e vendit, por edhe aktorët politik, të fokusohen në prodhoim të zgjidhjeve, e jo – të krizave të reja!

 

Next Post
Agoni Post-zgjedhore: Për cilin punojnë KSHZ dhe Gjykata Administrative?

Agoni Post-zgjedhore: Për cilin punojnë KSHZ dhe Gjykata Administrative?

Gjykata administrative ka gjykuar, do të ketë rivotim në Tearcë!

Gjykata administrative ka gjykuar, do të ketë rivotim në Tearcë!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom