• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Analizë javore: Maqedonia post-zgjedhore, kriza politike po thellësohet!

January 15, 2017
in LAJME, POLITIKË
Analizë javore: Maqedonia post-zgjedhore, kriza politike po thellësohet!
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet e parakohshme, historike, parlamentare në Maqedoni, nuk e zgjidhën krizën shumëvjeçare politike në shtet, por vetëm e thelluan. Një javë pas zgjedhjeve, Maqedonia gjendet në udhëkryq. Qytetarët duhet të vendosin nëse do të përcaktohen për integrimet euroatlantike ose do të japin kontributin e tyre që Maqedonia të merr kahjen nga vetëizolimi. Situata bëhet edhe më e ndërlikuar, pasi LSDM dhe koalicioni “Për jetë në Maqedoni”, si dhe partia e shqiptarëve etnikë, Besa, vendosën të dorëzojnë nga tetë ankesa për parregullsi zgjedhore deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor, i cili pranoi vetëm një ankesë! Hapin e radhës e ka Gjykata Administrative…

dik-nak

Seancat e KSHZ të përcjellura me protesta të VMRO-DPMNE

Anëtarët e KSHZ dhe simpatizuesit e VMRO-DPMNE, në mënyrë të organizuar, në pritje të vendimeve të KSHZ për ankesat e dorëzuara, u mbledhën para selisë së Komisionit në Shkup. Me bori dhe tupanë, me valle dhe zjarre, me shprehje të urrejtjes dhe thirrje për linç publik, të drejtuara nga funksionarë të lartë partiak, VMRO-DPMNE në këtë mënyrë bënte presion ndaj punës së KSHZ. Mediat organizuan edhe transmetim të drejtpërdrejtë nga seancat, KSHZ vendosi të pranojë vetëm një ankesë nga Besa, ndërsa të gjitha tjerat, edhe ato të LSDM, ishin të refuzuara.

upraven-sud-tabla

Besa nuk do të ankohet për vendimet e KSHZ, por LSDM dhe VMRO-DPMNE me padi

Besa nuk do të ankohet për vendimet e KSHZ, sepse, pasi janë refuzuar 7 nga tetë ankesat e dorëzuara , partia dyshon në pavarësinë e Gjykatës Administrative. Por, nga LSDM kanë paralajmëruar se do të ngritin katër padi deri te Gjykata Administrative, të cilat ankesa kanë të bëjnë me votimet në më tepër vendvotime në Njësinë e Gjashtë  Zgjedhore. Sidoqoftë, fjalën përfundimtare do ta ketë Gjykata Administrative, e cila në afat prej 48 orëve pas pranimit të padive, duhet të vendosë nëse do t’i pranojë ose do t’i refuzojë vendimet e KSHZ.

VMRO-DPMNE ka ngritur padi deri te Gjykata Administrative, kundër vendimit të KSHZ me të cilin është miratuar ankesa e Besa-s. Në fakt, VMRO-DPMNE është kundër anulimit të rezultateve nga votimi i një vendvotimi-0396/1, në Komunën e Gostivarit, në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore. Rivotimi në këtë vendvotim sjell rrezikun që VMRO-DPMNE të humb një deputet, me çka praktikisht dë të ndryshohet konstelacioni politik në aspekt të vendeve për deputetë në parlamentin e ardhshëm.

Gruevski dhe VMRO-DPMNE ka proklamuar Shpallje

Nikolla Gruevski, para selisë së KSHZ, ka proklamuar Shpallje, të votuar nga Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE, i cili përmban 5 pikë. Me Shpalljen, partia dhe Gruevski ekuzojnë KSHZ për makineri post-zgjedhore dhe për falsifikim të vullnetit zgjedhor të qytetarëve. Sipas Shpalljes, VMRO-DPMNE nuk do të lejon që lideri i LSDM, Zoran Zaev të formojë qeveri, e as përzierje të mëtutjeshme të ambasadorëve në çështjet e brendshme politike të vendit, sepse duhet të mbeten në kornizat e mandateve dhe kompetencave të tyre. Partia, ka njoftuar Gruevski, e braktis formatin e mbledhjeve në të cilat marrin pjesë ambasadorë, ndërmjetësues ndërkombëtar, në të cilat negociohet, ose sjellen vendime për të cilat në çdo shtet vendosin përfaqësues të zgjedhur nga populli. Në të ardhmen, gjithashtu, nuk do të pranohen vendime jo-standarde ose hibride në cilin do sektor, nëse nuk janë në vendet tjera anëtare të BE. VMRO-DPMNE nuk do të lejojë kantonizimin dhe ridefinimin e vendit nën çfarë do kushte dhe rrethana. Sipas Shpalljes, VMRO-DPMNE do të luftojë për desorosoizim të RM dhe për forcimin e sektorit të pavarur qytetar.

_dsc0771

Gjykata Penale i refuzoi dëshmitë e PSP për rastin “TNT”

Gjykatësja Tatjana Mihajllova, ushtruese e detyrës – Presidente e Gjykatës Penale, nuk i pranoi dëshmitë nga “bombat”, me arsyetim se këto dëshmi nuk janë të siguruara sipas ligjit, sepse dalin nga komunikime të përgjuara në mënyrë joligjore.

Dlgjimi kryesor për rastin është i caktuar për 20 shkurt, datë në të cilën të akuzuarit do të japin deklaratat e tyre.

Në rastin të cilin PSP e ka hapur më 15 shtator, për dhunën në Komunën Qendër, të akuzuarit janë Nikolla Gruevski dhe Mile Janakievski. Sipas PSP, i akuzuari i parë Gruevski, ka kërkuar, ndërsa Janakievski ka pranuar, që anëtarë të partisë VMRO-DPMNE, të ushtrojnë dhunë të ashpër kundër prefektit të Komunës  Qendër, Andrej Zhernovski, dhe mbi anëtarë të Këshillit të Komunës.

Ad hok komisioni nuk do të ngrit asnjë procedurë

Komisioni ad-hok i ka shqyrtuar raportimet për mënyrën me të cilën mediat e kanë mbuluar fushatën zgjedhore në dhjetë ditët e fundit. Dy propozime për ngritje të procedurave ishin të refuzuara, ndërsa në numër më të madh të rasteve, komisioni njëzëshëm ka votuar kundër ngritjes së procedurës. Me këtë, praktikisht ka mbaruar puna e këtij trupi rregullues të formuar në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës, që të sigurohet balancim sa më i madh në sferën e mediave.

Procesi zgjedhor në Maqedoni akoma vazhdon. Maqdoninë e pret rrugë e gjatë deri te realizimi i pikave nga Marrëveshja në Përzhinë dhe nga Raporti i Pribe-së.

Monika Taleska

Tags: BesaVMROZoran Zaev
Next Post
Zeliq: Aty ku ka frikë, nuk ekziston demokracia!

Zeliq: Aty ku ka frikë, nuk ekziston demokracia!

Në vend se e bashkuar dhe solidare, Maqedonia është e përballur me ndarje dhe urrejtje!

Në vend se e bashkuar dhe solidare, Maqedonia është e përballur me ndarje dhe urrejtje!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom