• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Rrëmujë në, dhe para Komisionit Shtetëror Zgjedhor: VMRO –DPMNE kërcënohet me trazira!

January 15, 2017
in LAJME, POLITIKË
Rrëmujë në, dhe para Komisionit Shtetëror Zgjedhor: VMRO –DPMNE  kërcënohet me trazira!
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot në mesditë do të vazhdojë me seancën për shqyrtimin e ankesave nga Besa dhe LSDM. Atmosferën para objektit të KSHZ,  mbrëmë e krijuan mbështetësit e VMRO-DPMNE, një pjesë e tyre të ardhur edhe nga brendia e vendit, paralajmëroi përshkallëzim të tensioneve, ndërsa shprehja e urrejtjes, ofendimeve, mallkimeve, provokimeve nacionaliste, petardëve por edhe të shtënave me armë, si dhe kërcënimet deri te “hyzmeqarët e shërbimeve të huaja” edhe deri te ambasadori i paemëruar, vetëm i përforcojnë frikësimet se Maqedonia po përballet me tensione dhe provokime të reja.

Në seancën maratonike të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në vend të polemikës së profesionistëve dhe ekspertëve, gazetarëve, vëzhguesve dhe shikuesve të transmetimit të drejtpërdrejtë, kishin mundësinë ta vërejnë qartë anën tjetër të anëtarëve partiak, të cilët i iniciuan pothuajse të gjitha mosmarrëveshjet.

Mbrëmë, dy ankesat e para të LSDM për Vendvotimet 2010 dhe 2025, në Komunën e Tearcës, në Njësinë e Gjashtë zgjedhore, të cilët kishin të bëjnë me procesverbale të korrigjuara  dhe mospërputhje të numrave të votuesve me shpërndarjen e votave, KSHZ i refuzoi. Për ankesën për Vendvotimin 2011 në Tearcë, me dyshim për “tren bullgar”, kur në vend se votimi të ndërkrehet, ka vazhduar deri në fund, ishte bërë edhe inspektim edhe në materialin zgjedhor.

Gjatë debatit, jashtë, para objektit të KSHZ, i siguruar me forca policore, demonstrantët e “vetë-organizuar” nga VMRO-DPMNE ishin mbledhur në mënyrë spontane që të mos lejojnë pranimin e ankesave nga LSDM, me të cilat është i mundshëm edhe rezultat i ndryshëm i zgjedhjeve të së dielës dhe shpërndarja e mandateve në interes të opozitës. Të mllefosur që “dikush do t’u marrë fitoren”, në temperatura nën zero, demonstrantët këndonin këngë patriotike, por edhe mallkonin, thërrisnin dhe bërtitnin ofendime nacionaliste dhe provokime për Shqiptarët etnikë, dhe derisa ushtonin boritë dhe tupanë, vallëzonin, ndezën edhe zjarr..

KSHZ, pas inspektimit të kutisë votuese, njëzëshëm, me nëntë vota “kundër” ka refuzuar edhe ankesën  e tretë të LSDM, për Vendvotimin 2024 në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore, derisa funksionarë dhe bartës të listave të VMRO-DPMNE jashtë e nxitnin masën e demonstrantëve, me porosi se “kanë fuqi ta respektojnë demokracinë”(!?), se nuk ka kthim prapa dhe se do të qëndrojnë  para KSHZ edhe “deri në korrik dhe gusht nëse duhet”. Kot porosisnin anëtarët e KSHZ të propozuar nga opozita se ajo që po ndodh jashtë është “turp për Maqedoninë”, puna e tyre vazhdoi me presion të fuqishëm nga masa e demonstrantëve, kërcënimet e të cilëve dëgjoheshin edhe në transmetimin e seancës.

Paraprakisht, si në lentë, u refuzuan shtatë nga tetë ankesat e Besa-s, ndërsa për ankesën e fundit, do të bëhet ekspertiza e nënshkrimit të qytetares Fatime Sulejmani, për të cilën, sipas ankesës, dikush ka votuar e pastaj asaj nuk i kanë lejuar të votojë, që të verifikohet nëse nënshkrimi është i vërtetë ose i falsifikuar. Vendimi i tillë për VMRO-DPMNE është skandaloz dhe partia ka kërkuar që KSHZ urgjentisht ta tërheq. Në atë kontekst, anëtari partiak i KSHZ nga VMRO-DPMNE, Silvana Boneva, ka kërkuar që qytetarja të vendoset në detektor të gënjeshtrave, me të cilën kërkesë nuk u pajtuan anëtarët tjerë të KSHZ.

Me rastin e ankesave të refuzuara të Besa-s, anëtari i kryesisë qendrore të partisë, Arjanit  Hoxha, ka deklaruar: “Ishte tepër e dhimbshme të shikosh se si përfaqësuesit shqiptarë të KSHZ, ata nga BDI dhe PDSH, si dhe ai që pretendon se është i pavarur, e mbronin interesin e VMRO-DPMNE dhe të Nikolla Gruevski-t, më shumë se vetë përfaqësuesit e Gruevskit në këtë Komision. Të nderuar aktivistë të BDI dhe PDSH, na vjen shumë keq për ju, por sot  përfaqësuesit e juaj në KSHZ nuk i morën një deputet Besës, ata i morën një deputet Shqiptarëve në Maqedoni dhe ia dhanë Gruevskit. Kjo ishte ajo që ju tregonim para zgjedhjeve: vota për BDI është votë për VMRO dhe Gruevskin”.

Next Post
Anëtarësia e VMRO-DPMNE përsëri mblidhet para KSHZ!

Anëtarësia e VMRO-DPMNE përsëri mblidhet para KSHZ!

Gruevski dhe Janakieski në bankën e të akuzuarve!

Gruevski dhe Janakieski në bankën e të akuzuarve!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom