Pas grindjes së ashpër mes anëtarëve partiak në KSHZ, Sillvana Boneva dhe Sasho Srcev nga VMRO –DPMNE, dhe Igor Milev dhe Violeta Duma nga LSDM, kryetari Aleksandar Çiçakovski ka ndërperë seancën dhe ka dhënë pauzë që tëulet tensioni.
KSHZ me dy vota “për” dhe shtatë “kundër”, e ka refuzuar si të pabazë edhe ankesën e dytë të Besës, e cila ka të bëjë me vendvotimet 1119/1 dhe 1120 në Likovë, për shkak të parregullsive të regjistruara në procedurën e votimit: votim në grup dhe familjar, votim publik jashtë paravanit, presione dhe agjitim para Vendvotimit dhe në korridor. Arsyet për refuzimin, sipas shtatë anëtarëve të KSHZ, janë se – për ankesat nuk ka dëshmi, se nuk janë dorëzuar ankesa nga Komisionet Komunale Zjedhore me kohë, gjatë ditës së zgjedhjeve, si dhe, se përfaqësuesit e autorizuar të partive të cilët kanë qenë në Vendvotim, e kanë nënshkruar procesverbalin.
Edhe ankesa e tretë nga Besa për Vendvotimin 2340 në fshatin Grushinë, Komuna Haraçinë, ku procesverbali është nënshkruar nga vetëm dy anëtarë të Bordit zgjedhor, një person ka votuar për më shumë persona, ndërsa anëtarët e Bordit Zgjedhor “nuk kanë vendosur vulë në fletëvotime”, megjithatë ishte e refuzuar me katër vota “për” dhe pesë “kundër”. Në situatë kaotike u dëgjuan edhe komente se bëhet fjalë “për vetëm 3 fletovotime” të cilat nuk kanë pasur vulë!
Pas grindjes së ashpër mes anëtarëve partiak TË kshz, Sillvana Boneva dhe Sasho Srcev nga VMRO-DPMNE nga njëra anë, dhe Igor Milev dhe Violeta Duma nga LSDM nga ana tjetër, kryetari Aleksandar Çiçakovski e ka ndërprerë seancën dhe ka dhënë pauzë që të ulet tensioni.
Edhe pse për votimin familjar dhe grupor, dhe agjitim para Vendvotimit, në mënyrë të vazhdueshme është kontaktuar qendra për thirrje e KSHZ, prej ku nuk ka pasur fare reagim, sipas anëtares së KSHZ, Silvana Boneva, nuk duhet të diskutohet për ankesën, sepse vëzhguesi i Besës në Vendvotim, si dhe vëzhguesit tjerë partiak, nuk kanë regjistruar probleme dhe e kanë nënshkruar.
Edhe për ankesën nga Besa për Vendvotimin 2339, në fshatin Orllancë, Komuna Haraçinë, ishte e refuzuar.