• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Bllokadat në Manastir: Qytetarët kërkojnë ajër!

December 2, 2016
in LAJME
Share on FacebookShare on Twitter

Banorët e Manastirit u ngritën në këmbë! Dje, me bllokadë dy orëshe në hyrjen e qytetit, alarmuan dhe përkujtuan se Manastirit po i ndodh fatkeqësi elementare për 26 vite me radhë. Manastirasit janë të revoltuar nga injorimi i institucioneve. Iniciatorët e protestave nga organizata “Për ne bëhet fjalë”, deklaruan për CIVIL Media, se “Manastiri më nuk do të heshtë dhe të vdesë”!

“ Manastiri është në grupin e qyteteve më të ndotura në Evropë. Manastiri po mbytet, Manastiri po vdes! Manastiri është pacient i sëmurë nga kanceri më i rëndë, të cilit mjekët nuk ia zbulojnë diagnozën, sepse i ka ditët e numëruara…Për këtë arsye, Manastiri do ta ngrit zërin dhe nuk do të heshtë. Nëse po vdesim dhe nuk kemi shpëtim, së paku do të kërkojmë nga gjeneratat e ardhshme të mos e përsërisin gabimin. Sepse, për ne bëhet fjalë!”, thonë nga shoqata “Për ne bëhet fjalë”.

Ata dje gjatë bllokadës drejtuan dy kërkesa: regjim të trafikut në zonën qendrore të qytetit nga ora 18 deri ora 01 pas mesnate dhe shlyerje e taksës për fuqi të angazhuar nga 33% prej llogarive për energji elektrike, për secilin numërues në komunën Manastir, si dhe subvencionimin e kilovat-orës me 30% nga ELEM, ndërsa 70% nga buxhetet familjare.

[huge_it_gallery id=”15″]

Në vitet e kaluara edhe kemi protestuar, edhe kemi nënshkruar memorandume, edhe kemi biseduar me parti politike dhe me vendimmarrës, por nuk ka rezultat nga ndotja e ajrit në Mnastir. Si shprehje e revoltës tonë, ajo që mund ta bëjmë ne qytetarët është pikërisht bllokimi i rrugës Manastir –REK. Kjo është në interesin e qytetarëve, të neve që jetojmë në Manastir dhe të cilët vazhdimisht po mbytemi”, deklaroi për mediat Ilija Balltovski nga “Për ne bëhet fjalë”.

Qytetarët e Manastirit do të vendosin bllokada sot dhe nesër nga ora 15 deri ora 17. Nëse nuk u plotësohen kërkesat, iniciatorët paralajmërojnë radikalizmin e protestave dhe bllokadë të plotë të rrugës e cila çon drejt REK “Manastir”.

Next Post

Sëmundje të vjetra në raportimet e reja financiare të partive politike

“Fantazma” të reja në qendër të Shkupit!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom