• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Lista e Votuesve për LSDM është e pastër, por jo edhe për qytetarët!

December 29, 2016
in LAJME
Lista e Votuesve  për LSDM është e pastër, por jo edhe për qytetarët!
Share on FacebookShare on Twitter

Pas publikimit të Listës përfundimtare të Votuesve mbrëmë, në të cilin sipas të gjitha revidimeve të KSHZ, tani janë të regjistruar 1.531.368 votues në Maqedoni, partia më e madhe opozitare, LSDM, në lajmërim partiak, praktikisht shpreh bindje se votimi në tërësi do ta shpreh vullnetin e qytetarëve.

“Me Listën e mbyllur të Votuesve, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka pohuar atë që LSDM për një kohë të gjatë – se në Maqedoni ka rreth 1.500 000 votues. Në Listën e veçantë të Votuesve janë regjistruar 230.122 votues dhe me këtë janë eliminuar të gjitha mundësitë për keqpërdorimin e këtyre votave”, vlerësojnë nga LSDM.

Mirëpo, një numër i madh i qytetarëve nuk i ndajnë sigurimet e LSDM.

png-500x268

Reagimet deri në CIVIL, për prezencë të “fantazmave” në Listën e pastruar të Votuesve, janë të përditshme. Qytetarët kërkojnë ndihmë në pamundësi t’i “shpërngulin fantazmat”nga shtëpitë e tyre edhe pas paraqitjeve të shumta deri në KSHZ. Ka me qindra paraqitje, mes tyre edhe raste me dhjetëra identitete në të njëjtën adresë, të panjohur për pronarët e shtëpive në adresat e të cilëve këto persona kanë marrë letërnjoftime të vlefshme me të cilat votojnë në zgjedhje!

Përndryshe, përveç 1.532.368 votuesve në Maqedoni, në ekstrakt të veçantë nga Lista e Votuesve, janë regjistruar 230.122 persona, të cilët, sipas të dhënave të KSHZ, janë në punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit, por të cilët nuk janë paraqitur për votime. Në ekstrakt tjetër janë 20.573 votues jashtë vendit, të cilët janë paraqitur për votime nëpër përfaqësite diplomatike –konsullore.

Në ekstrakte të veçanta nga Lista e Votuesve gjenden edhe 13 persona të shpërngulur brenda vendit, 2.015 persona të cilët janë në paraburgim ose burg, dhe 325 anëtarë të bordeve zgjedhore në diasporë, të cilët do të votojnë në përfaqësitë ose zyrat  Diplomatike – konsullore.

Monika Taleska

Tags: civilLista e Votuesvepër LSDM është e pastërpor jo edhe për qytetarët
Next Post
Betoni në vend të shtratit!

Betoni në vend të shtratit!

“Për ne bëhet fjalë”: Me bllokada kundër ndotjes!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom