Në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje të drejta, demokratike dhe të besueshme më 11 dhjetor! Por, nuk ka hapësirë as për prolongimin e tyre, sepse kriza politike në shtet zgjat tepër. Nga ana tjetër, qytetarët më nuk mund ta durojnë presionin dhe drejtimin në të cilin shkon shteti me pushtetin aktual. Për këtë arsye, zgjedhjet janë domosdoshmëri…
Nuk ka reforma cilësore për të cilat u obliguan liderët politik – nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës, në sferën e mediave, në punën e KSHZ, në pastrimin e Listës së Votuesve, në zbardhjen e veprave penale që dalin nga afera “Përgjimet”, përmes punës së PSP. Megjithatë, ka lëvizje pozitive, para së gjithash nga aspekti i thyerjes së frikës së qytetarëve të cilët për një dekadë janë nën presion të fuqishëm nga pushteti. Këto janë pikat dhe përfundimet nga liderët, nga përfaqësuesit e lartë të partive politike dhe koalicioneve të cilët do të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, dhe nga ekspertët të cilët ishin mysafirë-pjesëmarrës në konferencën e djeshme “Zgjedhje të Lira 2016”, që e organizoi CIVIL-Qendra për Liri.
Konferencën e hapi Ambasadorja Gjermane, d-r Kristine D. Althauzer, me porosi – Maqedonia përmes reformave, të kthehet në rrugën e demokracisë.
“Për më pak se tre javë, shteti do të përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Para dy ditë, njëmbëdhjetë parti politike dhe koalicione, të cilat do të jenë pjesë e zgjedhjeve, në hapësirat e KSHZ kanë nënshkruar Kodeksin për Zgjedhje të Drejta. Ata u obliguan se do ti respektojnë rregullat zgjedhore, dhe të mos ushtrojnë presione mbi punëtorët shtetëror ose të punësuarit në kompanitë me kapital shtetëror”, porositi Ambasadorja Gjermane.
Sipas saj, nënshkrimi i Kodeksit është shumë i rëndësishëm, megjithatë, puna nuk do të jetë e kryer, në fakt, tek sa po fillon. Me implementimin e reformave, shteti duhet të kthehet drejt rrugës euroatlantike”, tha Ambasadorja Althauzer.
Presidenti i CIVIL, Xhabir Deralla, i cili ishte moderator i konferencës, iu referua gjetjeve, fakteve dhe zbulimeve për keqpërdorimet e mëdha dhe presioneve nga pushteti në periudhën nga qershori i vitit të kaluar deri sot, përmes punës së vazhdueshme në terren të mbi 300 vëzhguesve të cilët me vëmendje e përcjellin situatën, por edhe përmes teksteve të qytetarëve gazetarë anembanë Maqedonisë.
“Puna e KSHZ nuk e dha rezultatin e duhur, përkundër resurseve të përforcuara. Qytetaret dhe qytetarët nuk akoma nuk kanë besim të mjaftueshëm ndaj Listës së Votuesve. “Fantazmat” nuk u larguan dhe për këtë dëshmojnë qindra raste. Nga 10 nëntori, kur publikuam se kemi mbi 200 raste, kemi mbi 100 paraqitje të reja për po aq raste të “fantazmave”, për arsye se qytetarët, duke mos pasur ku të reagojnë, paraqiten në CIVIL. Vazhdon keqpërdorimi i resurseve publike, i fuqisë. Edhe më tej nuk ka ndarje të partisë dhe shtetit. Për të gjitha këto keqpërdorime, CIVIL disponon me dëshmi, mail’e, skrinshote…sepse gjetjet nuk i bazojmë në thashetheme të trotuareve, por mbi realitetin me fakte dhe numra, tha Deralla.
Në Maqedoni, në këtë moment nuk mund të priten zgjedhje të drejta dhe demokratike, në pajtim me standardet e Bashkimit Evropian,, vlerësuan edhe ekspertet juridike të CIVIL, avokatët Aleksandar Novakoski dhe Sandra Gavrilovska.
“ Ciklet e kaluara zgjedhore, janë treguesi më relevant për mua. Kemi pasur lëndime të dispozitave nga konventat ndërkombëtare. Në këtë situatë, përsëri do të përballemi me, ndoshta zgjedhje të organizuara mirë nga aspekti teknik, por në pjesët më të mëdha, nuk u arrit asgjë. Kam apeluar të mblidhen forcat, të zgjidhet çështja, të gjendet ligji i cili do ti sanksionojë frikësimin e qytetarëve. Vlerësimi im është se në sferën e mediave, ka më tepër përmirësime në këtë periudhë të shkurtë, por Lista e Votuesve nuk është e pastruar”, tha Novakoski.
“ Faktorët ndërkombëtar serioz dhe qëllim- mirë, na flasin për ndarje të pushtetit, për pluralizëm politik, për gjykim të drejtë dhe zgjedhje të drejta. Por në kushte të identifikimit të partisë me shtetin, nuk mund të flasim për pushtet demokratik, por për pushtet absolutist. Pa konceptin për ndarjen e pushtetit, rëndë se mund të flitet për organe të pavarura shtetërore. Edhe më pak për sistem të kontrollit dhe baraspeshës, e më së paku për demokraci”, theksoi Gavrillovska.
Pavle Trajanov, lideri i Bashkimit Demokratik dhe përfaqësues i koalicionit për ndryshime dhe drejtësi, i akuzoi liderët e katër partive më të mëdha politike, të kyçura në procesin e Përzhinës, në veçanti Nikolla Gruevskin dhe Ali Ahmetin, se nuk kanë treguar kapacitet demokratik – që Republika e Maqedonisë të bëhet një njësi zgjedhore. Sipas Trajanov, ky është gabimi më i madh në Marrëveshjen e Përzhinës.
“ Këto zgjedhje janë – të jesh ose të mos jesh, do të ketë ndryshime ose jo! Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti mbajnë përgjegjësinë, për arsye se janë gjeneratorë të krizës në Maqedoni. Por, asnjë nga këta katër nuk treguan kapacitet demokratik – që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore, në mënyrë që parlamenti të jetë pasqyrë e vullnetit të qytetarëve. Ne, për djteë vite me radhë nuk kemi opozitë e cila ka kapacitetin për konsiderimin e të gjitha proceseve. Ndoshta opozita është forcuar në dy vitet t fundit, me publikimin e “bombave” të ashtuquajtura . Por, absurdi kryesor është se bartës të falur të funksioneve të larta shtetërore, janë përsëri në listat e kandidatëve”, tha Trajanov.
Ivon Veliçkovski, presidenti i Partisë Liberale, vlerëson se nuk mund të priten zgjedhje të drejta, ndërkohë që qytetarët në vend se në MPB, kanë besim më të madh në CIVIL, dhe atje i paraqesin anomalitë dhe problemet me Listën e Votuesve dhe keqpërdorimet tjera dhe presionet nga pushteti.
“Zgjedhjet as do të jenë të drejta, as demokratike! Duhet ta kemi të qartë pse na duhen zgjedhje të lira. Nëse pushteti nuk është demokratik, ju nuk mund ta rrënoni me mjete demokratike. Burimi i krizës është mosfunksionimi i institucioneve, i pushtetit me partitë e saj koalicionuese. Do të kemi zgjedhje me Listë të Votuesve të pa pastruar, KSHZ është formuar me gjashtë përfaqësues të partive politike të cilat kanë kritere të ndryshme. Në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës, është e qartë se ato janë të pranuara, pa u mbajtë. Më mirë përfaqësuesit e partive politike t’i shkruajnë rezultatet në KSHZ”, tha Veliçkovski.
Përfaqësuesi i koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, lideri i Unitetit, Gëzim Ostreni, tha se votuesit shqiptarë për momentin janë nën presion të fuqishëm të BDI.
“Ne nuk duam luftë, por duam të zhvillojmë luftë politike te votuesit. Kjo barazi, për fat të keq, nuk funksionon si duhet. Posaçërisht në pjesën e zgjedhjeve në të cilën do të marin pjesë shqiptarët, ka presion të paparë, të cilin qytetarët nuk mund ta kuptojnë. Në periudhën e fundit, punësoheshin vajza të reja, por nuk u jepej vendim. Secili ka ndonjë familjar ose fis nga 300-400 njerëz, dhe mund të paramendohet se sa është i madh ndikimi i një partie politike në një situatë të tillë, veçanërisht e BDI. Në analizat tona, këtë e quajmë – korrupsion i votuesve. Kur i kërcënoheni një personi-vajze, se do ta dërgoni të punojë nga Dibra në Prilep, nëse nuk voton për ju, është e qartë se për çfarë presioni bëhet fjalë. Mendojmë se këto parti funksionojnë si parti teknokrate. Vetë ministrat dhe drejtorët, posaçërisht në nivel lokal, ushtrojnë presion mbi të punësuarit që të votojnë partinë në pushtet. Secili që do ti kundërshtojë BDI-së, do të digjet si ferra para diellit! Shpresoj se CIVIL do të mund ta vëzhgojë dhe ta analizojë këtë”, vlerësoi Ostreni.
KSHZ duhet të jetë institucion i pavarur, të cilën do ta përbojnë ekspertë të pavarur, jo përfaqësues të partive politike, vlerëson Lideri i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve, Samka Ibraimoski.
“KSHZ tani nuk sjell vendime të drejta, sepse në të ka anëtarë të partive politike të cilët votojnë në interes të partive. KSHZ duhet të përbëhet nga kuadro profesionale, sepse bëhet fjalë për institucion shtetëror. Me këtë përbërje, nuk ka zgjedhje të lira! Si parti politike, nuk pajtohemi me Listën e Votuesve dhe nuk besojmë se zgjedhjet do të jenë të lira. Kemi dijeni se do të ushtrohen shumë presione. Dhe ushtrohen, posaçërisht presione nga pushteti, nga qendrat për punë sociale, shkojnë prej shtëpie në shtëpi dhe i bindin njerëzit se kanë probleme nëse nuk do të votojnë për ata. Kësaj here, nuk arrita t’i fotografoj, por do të dëshmoj se kjo që e flas, është e vërtetë”, ishte kategorik Ibraimoski.
Sipas Liljana Popovska nga DOM, është mirë që në bashkëpunim me partitë tjera politike, të parandalohet mundësia për votimin e ”fantazmave”.
“Nuk pres ndryshime spektakolare, kjo do të jetë faza e parë e demokratizimit të Maqedonisë. Sipas IRI, 64% nga qytetarët janë të orientuar në opozitë. Kjo përqindje tani është rritur në 70%, por, këto vota do të copëtohen, për arsye se do të ushtrohen presione të mëdha”, deklaroi Popovska. “Zgjedhje të lira nuk do të ketë. Për dhjetë vite bëhen manipulime në një sistem autoritar. Në ditën e zgjedhjeve, kanë ndodhur më pak manipulime. Problemi është se kemi ndërtuar një shoqëri hibride”, tha Popovska.
“ Çdo gjë është në shërbim të zgjedhjeve. Në shtete tjera, kjo nuk ekziston. Të mos flas për mediat, nëse dita njihet sipas mëngjesit, nuk besoj se do të kemi zgjedhje të lira. Apeloj edhe deri te mediat që të informojnë në mënyrë objektive. Nuk mund të kyçni televizorin, dhe të shihni çdo herë të njëjtën. Shpresoj se do të kemi ndryshime në këto zgjedhje, se populli e din se cilin duhet ta votojë”, tha Gligor Stojmenov, nga koalicioni për ndryshime dhe drejtësi.
Sipas Mila Carovska nga LSDM, e cila ishte edhe përfaqësuese e koalicionit më të madh opozitar, do të ketë ndryshim të domosdoshëm të pushtetit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Ndryshimi i pushtetit patjetër se do të ndodh. Këtë ia kemi borxh Maqedonisë dhe kjo duhet patjetër të ndodh. Nuk ka kushte për zgjedhje të lira, por punojmë për zbulimin dhe paraqitjen e të gjithë votuesve “fantazma”. Si parti, në KSHZ i paraqesim të gjitha rastet. Emrat dhe listat do të jenë të dorëzuara edhe në vendvotimet, te vëzhguesit, që të mund të zbulohen më lehtë. Nga MPB, Ministri Spasovski i ka dorëzuar të gjithë votuesit e kontestueshëm në KSHZ dhe në PSP, dhe po realizohet procedurë për ato 35.000 letërnjoftime që nuk i kanë marrë. Është ngritur procedurë edhe për verifikimin e vendbanimit jo-ekzistues. Ministrja Frosina Remenski ka dërguar paralajmërim se për të gjitha agjitimet e udhëheqësve dhe kuadrove në funksion të zgjedhjeve, do të pasojnë akuza kundërvajtëse. Gjithashtu, është hapur lidhje telefonike dhe portal në të cilat do të mund të paraqiten “fantazmat”. Ndryshime do të ketë, ndërsa përcaktimi ynë themelor është ndarja e shtetit nga partia”, potencoi Carovska.
Evenimenti shkaktoi vëmendje të madhe edhe në sektorin joqeveritar. Shumë organizata qytetare përmes përfaqësuesve të tyre i përcollën fjalimet e politikanëve dhe në mënyrë aktive morën pjesë në debatin me kohëzgjatje prej dy orë e gjysmë, e cila shkaktoi interesim të madh edhe nëpër mediat.
Monika Taleska
Kamera: Atanas Petrovski dhe Dehran Muratov
Montazhi: Ermin Klimenta