• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Rrëmujë me “fantazmat” në Ohër: Banesa dhe hyrje joekzistuese!

November 18, 2016
in BALLINA, POLITIKË
Rrëmujë me “fantazmat” në Ohër: Banesa dhe hyrje joekzistuese!
Share on FacebookShare on Twitter

Pas reagimit të një qytetari nga Ohri, dërguar një portali të Shkupit, për ekzistimin e votuesve “fantazma” në Ohër, vëzhguesi afatgjatë i CIVIL-Qendrës për Liri ka vizituar adresën e përmendur, dhe na ka dërguar raport, sipas të cilit, edhe pse një votues “fantazmë” është i verifikuar si votues në hyrjen e dytë të ndërtesës nr. 369, kjo ndërtesë ka vetëm një hyrje.

zgradata

Banorët e banesës në të cilën është i regjistruar votuesi i dytë “fantazmë”, kanë informuar se personi, në fakt është familjar i tyre i cili jeton jashtë shtetit, nuk ka letërnjoftim të Ohrit, por ka ngritur procedurë për pasaportë të Maqedonisë!

Ndërtesa e banimit në rrugën “Goce Dellçev” nr.369, në lagjen Daljan në Ohër, ka vetëm një hyrje, dhe nuk ekziston adresë –“Goce Dellçev” nr 369/2. Me kontrollim plotësues, vëzhguesi i CIVIL ka ardhur deri në përfundim se nuk ekziston mundësia për huti ose gabim rasti, për arsye se, ndërtesa fqinje nga ana e majtë, është me adresë të rrugës tjetër dhe me numër të shënuar qartë – 12, ndërsa ndërtesa pas të lartëpërmendurës është me numër 371.

stanot

Banorët e ndërtesës me numër 369, me të cilët ka biseduar vëzhguesi i CIVIL, kanë konfirmuar se personi O.P. nuk jeton në ndërtesën e tyre, në të cilën nuk ekziston as hyrje e dytë, as banesë me numër 40, por, një nga bashkëbiseduesit ka thënë se më heret, një person, për të cilin supozohet se është korrier gjyqësor, e ka kërkuar personin O.P. në ndërtesën e tyre, që t’i dorëzojë ftesë.

Në të njëjtën adresë, në banesën nr. 13, në Listën e Votuesve është regjistruar edhe personi A.M. Banorja nga banesa nr.13, D.N., e cila jeton në të njëjtën adresë nga viti 1979, ka deklaruar se personi A.M. është familjare e saj e afërt, e cila ka lindur dhe jeton në shtet fqinj.

Sipas bashkëbisedueses së CIVIL, familjarja nuk posedon letërnjoftim Maqedonas, vjen për vizitë një herë në tre vite, dhe në ato raste, si adresë për qëndrim të përkohshëm ka dhënë adresën e tyre. Familjarja, sipas tyre, para disa vitesh ka ngritur procedurë për marrjen e pasaportës Maqedonase.

Se çfarë rrëmuje  ka në Listën “e pastruar” të Votuesve,  si ilustrim është edhe e dhëna nga Lista e Votuesve se, përskaj “fantazmave” A.M. dhe O.P., për të cilët është e regjistruar se votojnë në vendvotimin 1309/1, në ndërtesën nr. 369 në rrugën “Goce Dellçev”, edhe dy qytetarë tjerë, P.P dhe R.D. janë të regjistruar si banorë të hyrjes së dytë jo-ekzistuese. Personi T.P., sipas Listës së Votuesve, jeton në hyrjen nr.12, edhe pse, sipas Listës, 60 votues në atë hyrje të vetme, jetojnë në banesat me numër prej 1 deri 20, “fantazma” O.P. jeton në banesën nr. 40.

Sinisha Stankoviq


CIVIL u siguron hapësirë qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të paraqesin raste të parregullsive, votuesve “fantazma” dhe shkelje të të drejtave të njeriut dhe lirive në kontekst zgjedhor. Rastet mund ti paraqesin në www.zgjedhjetëlira.info ose me telefon, postë elektronike dhe personalisht te vëzhguesit e autorizuar dhe në selinë e organizatës. Paraqitjet janë anonime.

Tags: civil
Next Post

Rrëmujë me “fantazmat” në Ohër: Banesa dhe hyrje joekzistuese!

Konferencë e CIVIL: Zgjedhje të lira më 11 dhjetor?

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom