Përfaqësuesit më të lartë të tridhjetë partive politike e paralajmëruan pjesëmarrjen e tyre në edicionin e katërt të diskutimit publik me temë “Pluralizmi dhe kriza politike”, që organizohet nga CIVIL. Diskutimi mbahet nesër, më 10 maj, në Hotel Kontinental, Shkup, me fillim në orën 10:30. Përveç numrit të madh të partive politike, praninë e tyre e paralajmëruan edhe numër i madh i përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësive diplomatike, institucioneve, si dhe qytetare e qytetarë të interesuar.
Pyetjet dhe temat për të cilat do të flasin liderët partiakë i referohen procesit zgjedhor, siç janë implikacionet nga vendimi për të bojkotuar zgjedhjet, si dhe pyetja vallë do të kontribuojë kjo drejt zgjidhjes së krizës apo do ta thellojë. Përveç kësaj, do të diskutohet lidhur me atë se vallë duhet të ketë datë të re për zgjedhje ose patjetër duhet të insistohet që së pari të krijohen kushte për zgjedhje të lira, ndërsa më pas të caktohet datë për to. Partitë do të shpalosin edhe qëndrimet dhe propozimet e tyre për dalje nga kriza politike në Maqedoni.
Kryetare(ë)t e partive do të kenë nga 3 minuta për prezantim të qëndrimeve, e pas kësaj podiumi do të jetë i hapur për pyetje dhe komente nga pjesëmarrësit tjerë dhe publiku.
Ngjarja mbahet në kuadër të projekteve “Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lirë” – mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, dhe “Përpara!” – projektit për monitorim zgjedhor, që financohet me mjete gjermane nga Pakti për Stabilitet i Evropës Juglindore.