CIVIL – Qendra për Liri e organizon diskutimin e katërt publik me temë “Pluralizmi dhe kriza politike”, i cili do të mbahet të martën, më 10 maj 2016, në Hotel Kontinental në Shkup, duke filluar nga ora 10:30.
Si folës në këtë ngjarje publike janë të ftuar përfaqësues të të gjitha partive politike në Maqedoni, parlamentare dhe jo parlamentare. Përfaqësuesit e shoqërisë civile, mediave dhe komunitetit ndërkombëtar, janë po ashtu të ftuar në këtë diskutim publik.
Tezat dhe pyetjet nismëtare për diskutim: Pavarësisht nga fakti nëse do të shtyhet data e zgjedhjeve ose jo, shumica e partive të opozitës paralajmëroi bojkotim të zgjedhjeve (5 qershor). Cilat janë pasojat e këtij vendimi? Vallë do të kontribuojë kjo në zgjidhjen e krizës apo do ta thellojë? Vallë, në qoftë se shtyhet data e zgjedhjeve, duhet të ketë një datë të re për zgjedhjet, ose duhet të insistohet që më parë të krijohen kushte për zgjedhje të lira, e pastaj të vendoset datë për to? Vallë shihet dalje nga kriza politike në Maqedoni? Si dhe çka më tutje?
Folësit do të kenë nga 3 minuta për të shprehur pikëpamjet e tyre në orën e parë të diskutimit, pas së cilës podiumi do të jetë i hapur për pyetje dhe komente (deri në 1 minutë) nga pjesëmarrësit e tjerë dhe publiku.
Ngjarja mbahet në kuadër të projektit “Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lirë”, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, dhe projektit për vëzhgimin e zgjedhjeve “Përpara!”, i financuar me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.
CIVIL kontakte: 02 / 520 91 76; 075 389 698; [email protected]