1 Maji është dita e të gjithë punëtorëve të botës. Kjo është një ditë e luftës për drejtësi, dinjitet dhe nder, për kushteve të denja të punës dhe pagë dinjitoze për të gjithë.
1 Maji është DITA JOTE.
Dita kur do të zgjohesh dhe do të marrësh atë që të takon ty dhe bashkëqytetarëve të tu. 1 Maji është dita kur duhet të kuptosh se puna nuk është një privilegj, por e DREJTA JOTE.
Pagesë në kohë dhe e drejtë për përpjekjet tuaja, kujdesi për ty, kur je i(e) papunë ose i(e) sëmurë, mbrojtje sociale dhe shëndetësore për ty dhe familjen tënde, pensioni kur je në moshë – këto nuk janë shërbime nga shteti apo pronarët – janë PËRFITIMET E TUA, TË FITUARA DHE TË MERITUARA.
Për gjendjen tënde nuk kanë faj ata të bashkësisë tjetër etnike. Ata janë në të njëjtën vështirësi sikur ti. Për gjendjen tënde nuk kanë faj “faktorët e jashtëm” apo “tradhtarët”. Shiko përreth, hap gazetën, ndize TV. Përgjegjësit për mjerimin janë shumë më afër se sa mendon.
Hapi sytë!
Ata që i quan me emra fyes, sepse duken ose flasin ndryshe prej teje, nuk janë armiq, por miq me të cilët duhet të bashkohesh kundër padrejtësisë. Vetëm nuk do të mund të mbrosh të drejtat e tua.
SOLIDARITET TASH, është ajo që të nevojitet ty dhe bashkëqytetareve e bashkëqytetarëve të tu!