Gjatë kësaj jave, CIVIL – Qendra për Liri do të zbatojë një sondazh online të titulluar “Protestat në Maqedoni – zgjidhje apo thellim i krizës”, në kuadër të projektit “Zgjedhjet e lira për qytetare(ë) të lirë”. Anketa do të zhvillohet prej sot e deri të premten, 29 prill.
Sondazhi online përfshin pyetje që u referohen protestave dhe kundër-protestave që mbahen ditëve të fundit në Maqedoni, si dhe ndikimit të tyre në krizën politike dhe në mundësitë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira. Nëpërmjet këtij pyetësori, CIVIL do të përpiqet të zbulojë qëndrimin e qytetareve dhe qytetarëve për protestat dhe kundër – protestat dhe organizimin dhe veprimin e tyre, sa janë qytetarët të informuar dhe sa mbështesin kërkesave që dalin nga to, si dhe ndikimin e këtyre ngjarjeve në krizën politike në Maqedoni dhe në mundësitë për organizimin e zgjedhjeve të lira.
Klikoni KËTU për t’iu përgjigjur pyetjeve, që nuk do të marrë më shumë se një minutë të kohës suaj.
CIVIL i fton të gjithë qytetaret dhe qytetarët të angazhohen në punën e organizatës sonë si vëzhgues qytetarë dhe si gazetarë qytetarë, dhe të kontribuojnë me paraqitjet e tyre, komentet dhe sugjerimet për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira. Vizitoni ueb – faqen e CIVIL, online – formularin për paraqitje të presioneve politike dhe të tjera, si dhe Facebook faqen e CIVIL.
“Zgjedhjet e lira për qytetare(ë) të lirë” është projekt i gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë. Ai buron nga nevoja e qytetar(e)ëve për t’u kyçur në krijimin e kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.