• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Farsa e re me Listën e Votuesve: Kush mungon le të paraqitet!

April 18, 2016
in MENDIMI I LIRË
Share on FacebookShare on Twitter

Vendosja e paralajmëruar e Listës së Zgjedhësve për inspektim publik nga ana e KSHZ-së është farsa e radhës që do të luhet, analoge me shakanë e famshme shkollore, kur profesori, duke kërkuar nxënësit që mungojnë në klasë, thotë: “Kush mungon, le të paraqitet”.

Пишува: Петрит Сарачини
Shruan: Petrit Saraçini

Gjegjësisht, dhënia e paralajmëruar e Listës së Votuesve nga ana e KSHZ-së në inspektim publik është për të mundësuar çdo qytetar për të parë nëse është prezent në listë, dhe të ankohet në qoftë se nuk është aty, që të mund të regjistrohet në listën nga organi zgjedhor. Askush nuk mund të kontrollojë të dhënat e njerëzve të tjerë. Në fakt, bëhet fjalë për kontrollin standard të Listës së Zgjedhësve që është bërë edhe më parë, para çdo cikli zgjedhor, e jo për ndonjë “kontroll shtesë”, siç do të përpiqen të na e shesin ‘naçallnikët’ dhe shërbëtorët e tyre, duke përfshirë edhe ata që janë pjesë e KSHZ.

Asnjë nga votuesit – fantazma, ata që kanë vdekur, ose ata që duke pasur dijeni se bëjnë krim zgjedhor kanë marrë dhe posedojnë më tepër letërnjoftime, ata që votojnë në disa komuna apo vendvotime, apo ata të Pustecit – nuk do të lajmërohen vetë që të jenë të fshirë, të thonë – “hej, unë nuk ekzistoj fare”, ose “hej, unë votoj në disa vende, më fshini”. Sigurisht se nuk do të lajmërohen as ata që kanë ikur moti nga kjo kënetë. E mu këto vota përdoren për vjedhjen e zgjedhjeve.

Le ta dinë se ‘naçallnikët’, se edhe kjo ‘fore’ është e lexuar. Në mënyrë adekuate, duhet të vijojë edhe reagimi i qytetarëve dhe publikut demokratik, që duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë farsë. Që të mos dalë më pas  se – nuk e kemi ditur.

Tags: civilMaqedoni
Next Post

Plenum Qytetar dhe kundër-protesta në Manastir

Vërshim demokratik: Lumenj qytetarësh filluan protestën në Shkup

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom