Dhjetëra mijëra qytetare e qytetarë të Maqedonisë edhe mbrëmë e sonte i mbushën rrugët e sheshet e Shkupit me kërkesë decide për gjykim dhe mbyllje të kriminelët e shumuar për dorëheqje të kryetarit Gjorge Ivanov, i cili me urdhër (të atyre që e kanë katapultuar – as i fajshëm, as borxhli – në fotelen që nënkupton fuqi dhe që në rastin maqedonas nuk nënkupton as obligime minimale apo llogaridhënie) apo, ndoshta, edhe pas faktit shokues për opinionin publik, për vendimin e tij personal (përfundimisht, të shprehet pas heshtjes së pabesueshme shtatëvjeçare), vendosi ta kundërshtojë kërkesën e qytetarëve të Maqedonisë për kthyerje të shtetit juridik të nëpërkëmbur dhe t’u shërbejë si mjet njerëzve, që për më pak se një dekadë e kthyen Maqedoninë thuajse një shekull mbrapa.
Në rrugë para selisë së LSDM-së sot kishte patriotë të dirigjuar (nga GROM-i apo nga cilido institucion i partizuar deri në palcë për të recituar recitime të mësuara përmendësh, me të cilat luftojnë për ndonjë euro apo ndonjë funksion të paguar…), në fakt, nuk kishte turma buxhetarësh apo administratorë, meqë u ikën urdhërdhënësve, sipas të gjitha gjasave për shkak se ishte e shtunë. Dhunimi i qytetarëve – përjetoi nokaut teknik!
Për dallim nga javashllëku dhe dora e zgjatur e pushtetit, që në mënyrë vulgare po futet në xhepat e qytetarëve – 24/7, “patriotizmi” i senduiç-protestuesve të frikësuar të VMRO-DPMNE-së duket se zgjat prej së hënës e deri të premten, kur kërcënimet, reketimi mund t’i lodhin qytetarët nga brenda, të cilët ende po frikësohen të mos mbesin edhe pa atë rrogë të thesarit shtetëror gjithnjë e më të zbrazët, pa maltretohen me orë në autobusë për të ngrënë një senduiç të ftohur (nga ndonjë tender demokristian “patriot”, bashkëpunëtor i pushtetit), që të aktrojnë protestë dhe të kthehen në shtëpi kokulur, që kryepleqtë lokalë t’u tregojnë çaushëve të nivelit qendror, në kryeqytet – se “i gjithë Shkupi” është “qytet vmroist”…
Por, ky “i gjithë Shkupi” ishte para PPS-së, para Kuvendit, para Qeverisë, në Urën e Gurit, në rrugët shkupjane, ku kërkonte liri dhe drejtësi!