• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

PPS: Vendimi i Ivanovit nuk e mbron pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme!

April 14, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Publike Speciale po vazhdon me punën e vet! Në konferencën e sotme për shtyp PPS-ja paralajmëroi hetimin e ri me titull “Transporter”, që ka të bëjë me tranportimin e nxënësve në komunën e Manastirit. “Në rastet e deritanishme që i hetonte PPS-ja, në pjesën më të madhe qenë involvuar përfaqësues të pushtetit qendror, po në këto hetime nuk ishin imunë as pushtetarët lokalë”, kumtoi prokurorja Fatime Fetai, duke iu drejtuar të pranishmëve në maqedonishte, shqipe dhe në turqishte. Fetai theksoi se ekzistojnë besime serioze se në Komunën e Manastirit, përmes kryetarit të saj Vlladimir Taleskit, përgjatë mandatit të tij, “është paguar transport më i shtrenjtë se ai i Tokios”.

[youtube width=”600″ height=”344″]https://www.youtube.com/watch?v=-pwRL27Abl0[/youtube]

Në këtë mënyrë, Buxheti, e me të edhe të gjithë qytetarët e qytetaret kanë pësuar dëm prej rreth 360.000 eurosh përgjatë vetëm dy viteve akademike, informoi Fetai. Taleski në marrëveshje me drejtorët e shkollave të mesme dhe transportuesit “Hera Turs”, “Transkop” ShA, “Xhem Turs”, “Bobi Turs”, “Marija Trans”, “Hera transport Novka” dhe “Gopesh Trans” e të tjera. Është nisur hetim kundër 22 vetave që e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

[youtube width=”600″ height=”344″]https://www.youtube.com/watch?v=x-O-CR320_0[/youtube]

Edhe përskaj asaj se me faljen e Gjorge Ivanovit kryetari i Manastirit tani për tani është i falur, nuk përfshihet edhe dobia e fituar në mënyrë të paligjshme, që siç informoi Fetai – do të konfiskohet, si nga kryetari i komunës, ashtu edhe nga pjesëmarrësit e marrëveshjes së paligjshme për transportim të nxënësve. “PPS-ja deri më tani ka ngritur pesë hetime dhe po planifikon të vazhdojë me punën e vet. Kryetari i respektuar Ivanov do të ketë shumë, shumë punë në periudhën në vijim!”, tha Katica Janeva, duke folur për faljen e të gjithë personave të pushtetit dhe opozitës, kundër të cilëve po zhvillohet procedurë penale.

DSC_0076

Zëdhënësja e PPS-së Lençe Risteska, në përgjigjet dhënë gazetarëve, tha se PPS-ja nuk i ka dhënë të dhëna kryetarit Ivanov në lidhje me personat për të cilët janë ngritur procedura. As prokurorët specialë nuk e kanë të qartë se si të dhëna konkrete kanë arritur te kryetari, për arsye se shumë prej personave që kanë të bëjnë me faljen asnjëherë nuk kanë qenë përmendur publikisht.

Sa për faljen e prokuroreve publike speciale, Risteska tha se PPS-ja nuk e pranon faljen. “Në këtë mënyrë jemi vënë në një kosh me persona për të cilët kemi dëshmi të forta se kanë bërë vepra penale”, theksoi Risteska.

DSC_0019

Në këtë konferencë për shtyp morën pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë – Kristine Althauzer, i Britanisë së Madhe – Çarls Garet, si dhe përfaqësues diplomatikë të Italisë, Çekisë dhe të vendeve të tjera anëtare të BE-së

Marija Tegovska

Tags: civilProkuroria Publike SpecialetransportTransporter
Next Post

CIVIL bën thirrje për përmbajtje nga dhuna

Memeti: Demonstruesit e lënduar janë pasojë e vendimit të Ivanovit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom