• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Peticioni i artistëve kundër regjimit totalitar

April 12, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

“Shoqëria, në të cilën artistët i përkrahin të drejtat dhe liritë e njeriut është medoemos kryengritëse dhe tregon më shumë rezistencë ndaj tendencave të prapambetura, kriminale dhe autokratike. Artistët janë pjesë e zëshmërisë shoqërore dhe vazhdimisht janë në kërkim për më shumë drejtësi, liri, barazi dhe demokraci për të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre, përkatësinë apo statusin social”, thuhet në deklaratën e përbashkët “Artistët për të drejtat e njeriut“.
Këtë deklaratë e përgatiti CIVIL – Qendra për Liri, me rastin e tryezës së rrumbullakët, si pjesë e ngjarjes multimediale “Artistët për të drejtat e njeriut” që u mbajt më 29 mars.
Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë artistë dhe intelektualë të shquar, të cilët diskutuan për rolin shoqëror dhe përgjegjësinë e artistëve në kushte të kolapsit të demokracisë, autokracisë, dhunës strukturore dhe shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave dhe lirive të njeriut.

DSC_0061
Nënshkrimin e tyre kundër artit të korruptuar, regjimit totalitar, shoqërisë që ngulfat impulsin kreativ dhe kritik të artistit për të krijuar lirshëm, e dhanë Risto Llazarov, Petar Arsovski, Petrit Saraçini, Bojan Ivanov, Xhabir Deralla, Doroti Paçkova, Vlladimir Millçin, Savka Todorovska, Biljana Jordanovska, Biljana Everet, Luljeta Ademi, Olivera Docevska, Lidija Dimova, Evgenija Dimov, Ema Markoska-Millçin, Nikolla Spirovski, Ilija Jovanov, Goce Markoski, Xhejlan Veliu, Emrah Rexhepi, Lidija Cakoviq-Mojsoska, Valentin Dimanovski, Frosina Mitrusheva dhe Nikolla Ugrinovski.
Deklarata më tej mund të nënshkruhet edhe më tej me dërgim të mesazhit të shkurtër të mbështetjes në civil@civil.org.mk ose në FB faqen e CIVIL-it.
I ftojmë të gjithë artistët, intelektualët, e mbi të gjitha, qytetare(ë)t e prekur, me nënshkrimin e kësaj deklarate, për ta bërë hapin e parë dhe për të dhënë mesazh të qartë se ata janë zëri i ndryshimit shoqëror, që me veprat e tyre, me përgjegjësi, e shtrojnë rrugën deri te liria , barazia, demokracia dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Tags: Artistët për të drejtat e njeriutCivil - Qendra për LiriPeticioniregjimit totalitar
Next Post

Shameful abolition! Ivanov, step down!

Mobilizim i madh i policisë për protestat sonte

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom