Gjatë prezantimit të projektit “Përpara!” në komunën e Çairit, Civil-Qendra për Liri sot para Universitetit të Evropës Juglindore dhe rrugët e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, ua paraqiti qytetarëve dhe qytetarëve të gjitha informacionet e nevojshme për projektin, si dhe kushtet për të konkurruar për vëzhgues zgjedhor për të gjithë të interesuarit.
Në vizitën njëorëshe të Çarshisë, u shpërndanë mbi 200 afishe në gjuhën maqedonase dhe shqipe, me përmbajtje edukative dhe informuese. Përfaqësuesit e CIVIL-it ishin në dispozicion për të dëgjuar pikëpamjet dhe informacionet nga qytetare(ë)t për parregullsi dhe shkelje të të drejtave të votës. Pavarësisht motit të keq, qytetarët e interesuar ndalonin dhe kërkonin më shumë informacion në lidhje me projektin.
Me qindra e vëzhgues të akredituar, më shumë se 1.000 vëzhgues qytetarë dhe ekip të spikatur të analistëve dhe ekspertëve, “Përpara!” është një projekt për monitorimin afatgjatë të procesit zgjedhor, vëzhgimit në ditën e zgjedhjeve, si dhe edukimin dhe ngritjen e vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.
Projekti “Përpara!” zbatohet në nivel kombëtar në 14 qendrat rajonale të CIVIL dhe është i financuar me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.