Në organizim të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) sot me fillim prej orës 10:30 në “Holidej In” do të mbahet konferencë me temë “Lufta efektive kundër korrupsionit në masë të madhe: çështje personaliteti apo sistemi”. Në konferencë do të flasin Prokurorja Kryesore e Drejtorisë Nacionale për Antikorrupsion në Rumani, Laura Kodruta Konesi, dhe Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva.
Qëllimi i konferencës është të shkëmbehen përvoja dhe të hapet debat më i gjerë për sfidat në luftën kundër korrupsionit me të cilat përballet Maqedonia dhe rajoni, përmes shembullit rumun në daljen mbanë me korrupsionin.
Prokurorja Publike rumun Kodruta-Konesi do të flasë për politikën, mekanizmat dhe institucionet dhe aktorët kyçë në fitimin e luftës kundër korrupsionit në Rumani. Prokurorja Publike Speciale Janeva do të flasë për përvojat e veta në luftën kundër korrupsionit në panelin e njëjtë “Paanshmëri, integritet dhe efektivitet”.
Në pjesën e dytë të konferencës “A është lufta kundër korrupsionit përgjegjësi kolektive?” do t’i kushtohet vëmendje rolit dhe kontributit të shoqërisë qytetare në daljen mbanë me korrupsionin. Fjalë do të kenë Joana Avadini – Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Gazetari të Pavarur nga Rumania, Rusllan Stefanov – Drejtor i Programit Ekonomik, Qendra për Studim të Demokracisë nga Bullgaria dhe Sllagjana Taseva – Kryetar i Transparensi Internashënall, Maqedoni.
Sipas programit, ambasadori i ShBA-ve – Xhes Bejli, ministri i Drejtësisë – Adnan Jashari dhe Drejtori i parë Ekzekutiv i QMBN-së – Aleksandar Kërzhallovski do të kenë fjalë hyrëse.
Në pauzën prej 11:45 deri 12:15 është paraparë konferencë për shtyp dhe deklarata për mediumet.
Konferenca është pjesë e Programit të USAID-it për antikorrupsion që e zbaton QMBN-ja. synimi i programit është informimi dhe njohuritë e zmadhuara për organizatat qytetare dhe qytetarët për kërkim të raportimit më të madh te institucionet, ashtu si edhe kontribuim ndaj integritetit të tyre më të lartë.