• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Vallandovë: Lojëra politike me yllin pesërrembësh

March 16, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Vitin e kaluar, në një natë të shkurtit, pas mesnatës, ishte vandalizuar përmendorja në sheshin e Vallandovës, me atë që ishte hequr ylli me pesë cepa nga maja e saj. Për këtë deri tani askush nuk mori përgjegjësi, edhe pse rreth çarshisë së Vallandovës sillen disa thashetheme, se përdhosja është kryer nga persona të afërt me partinë në pushtet.

Pas disa javësh nga kjo ngjarje, një vallandovas vendosi yll të ri në mes të ditës mbi  përmendoren e Vallandovës. Sipas gjetjeve të gazetarit qytetar, i cili dëshironte të jetë anonim, jozyrtarisht, për personin i cili përsëri e vendosi yllin, është interesuar edhe policia, ndërsa për njerëzit që e hoqën, ende nuk ka asnjë informacion zyrtar.

DSC_0809
                    Ylli i ri në përmendoren e Vallandovës

Dhe përderisa në shënimin e shkurtër të gazetarit qytetar për kundërshtarët “ideologjikë” në Vallandovë, të cilët në varësi prej guximit personal hipin ditën apo natën mbi përmendoren, për ta vënë/hequr yllin, me sjellje tipike ballkanike, drejtësi selektive dhe bërje politike tipike maqedonase para kooperatës, e tërë përralla për përmendoren në shesh është e gjatë dhe është shembull shumë ilustrues i historisë në këto hapësira.

spomenik valandovo

Përmendorja në qendrën e Vallandovës është vendosur në vitin 1931, në nder të viktimave të tërmetit katasrofal që përfshiu qytetin të njëjtin vit. Në atë periudhë, Vallandova ka qenë nën pushtetin sërb, i cili ka ndihmuar në restaurimin e qytetit, e në këtë kontekst ka qenë edhe vizita e Mbretit Aleksandër Karagjorgjeviq … Pas vizitës, është vendosur përmendorja në krye të së cilës ka qenë simboli serb – një shqiponjë dykrenare. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, në pushtet në Vallandovë vijnë bullgarët dhe atëherë, një vallandovas i njohur me pushkë e rrëzon shqiponjen sërbe. Pas çlirimit, në vitin 1945, në Jugosllavinë e Titos, në majë të monumentit është vendosur ylli pesëcepësh, në të shenjë të fitores mbi fashizmin.

Ai yll qëndroi në krye të përmendores në Vallandovë deri në shkurt të vitit 2015, kur dikush, fshehurazi, pas mesnate – e hoqi.

civiv-lenses-logo-en-copyKjo përmbajtje botohet në kuadër të raundit të dytë të konkursit “Bëhu gazetar qytetar” i projektit “Objektivi qytetar” të , i mbështetur nga National Endowment for Democracy. Përmbajtja e këtij kontributi është redaktuar minimalisht nga redaksia e CIVIL Media, në përputhje me konceptin e projektit dhe të ueb-faqes.

Tags: Bëhu gazetar qytetar!Lojëra politikeObjektivi qytetarpesërrembësh
Next Post

Mos u bëni shërbëtorë të apokalipsit, ai do të na gëlltisë të gjithëve!

Uzurpim i pushtetit anembanë Maqedonisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom