• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Gazetare e TV Sitelit e përzënë për shkak të kritikave për Jankulloskën

March 11, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja në programin e mëngjesit në TV Sitel, Kristina Atovska, në vend të luleve për 8 mars, mori ndërprerje të kontratës të saj me të këtë medie, sepse kishte shkruar një kolumne në portalin “Pozitiv”, në të cilën kritikon ish-ministren e brendshme Gordana Jankulloska. Atovska për CIVIL Media deklaroi se redaktori i programit të mëngjesit në TV Sitel, Aleksandar Bllazhevski e ka njoftuar se ajo është pushuar nga puna për shkak se ka shkruar kolumne kritike kundër Jankulloskës, por dhe se Bllazhevski vetëm ka përcjellur vendimin e udhëheqësisë të medias.

Kristina Atovska, SITEL
Kristina Atovska

Ajo në kolumne shkroi: “Është e turpshme që Jankulloska të flasë për privim të paligjshëm të lirisë, si një masë të presionit. Studentët e paraburgosur nga protesta e kujtojnë këtë masë të Jankulloskës. Tomisllav Kezharovski, dhe Lube Boshkoski gjithashtu kanë shumë për të thënë në këtë temë. Është e turpshme që të flasë për një shtet JURIDIK, ministri që e konsideron veten më të fortë se ligji. (Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për mundësinë e faljes për krim elektoral e dëshmon këtë). Kështu, edhe në rastin të shpallet fajtore, (rasti i kontestuar nga gjyqtarët), ajo do të falet. Në mënyrë kushtetuese. Kështu që, Jankulloska është mbi Kushtetutën. Vërtetë, shtet ligjor. Është  e turpshme që Jankulloska të flasë për standarde të dyfishta, kur të gjithë i mbajmë mend fjalët e saj prej bombave: puna e shtetit në katin e parë, puna partiake një kat më lart – dy në një … ”

Atovska ka qenë e angazhuar si punëtore me honorar në TV Sitel nga gushti i vitit 2014, e përveç kësaj pune me honorar në televizion, ka qenë e angazhuar edhe në portalin “Pozitiv”. Ajo theksoi se gjithmonë ka respektuar politikën editoriale të televizionit, në përputhje me standardet gazetareske.

Tags: Civil-Mediakolumnekritikave
Next Post

Të neveritur nga kaosi në institucionet, qytetare(ë)t vazhdojnë të raportojnë parregullsitë

Uzurpatori i heshtur i cili sulmoi Gjermaninë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom