• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

8 Marsi: Liri dhe barazi!

March 8, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL – Qendra për Liri ua uron Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin, të gjithë qytetareve të Republikës së Maqedonisë dhe të botës. Viti i kaluar dhe aktuali janë në shenjën e gruas në Maqedoni. Aktiviste, intelektuale, gazetare, prokurore, punëtore, një gjykatëse kushtetuese, politikane… Para së gjithash, qytetare të lira që po tregojnë, po dëshmojnë dhe po krijojnë realitet të ri maqedonas.

CIVIL e alarmon opinionin publik për gjendjen e keqe të të drejtave dhe lirive të njeriut të grave në vend për diskriminimin e vazhdueshëm dhe keqpërdorim të grave në nivel sistematik.

Është koha të kthehet dinjiteti i gruas dhe i të gjithëve. Në mënyrë solidare të luftojmë për respektim maksimal të të drejtave të gruas në Maqedoni.

Gratë në Maqedoni sot përballen me diskriminim, dhunë familjare, mobing, keqpërdorime partiake dhe dhunë strukturore. Ajo është e diskriminuar në një vistër bazash, e ky diskriminim bëhet edhe më i madh me trajtimin e grave në politikat dhe praktikat e qeverisë. Përmes fushatave të saj, ashtu si edhe praktikat e përditshme të qytetareve të Maqedonisë, pushteti po shtrembëron rolin dhe vendin e gruas në shoqëri. Gruaja është shpallur dhe po trajtohet si aparat për reprodukim dhe objekt i subordinimit dhe zbukurimit, me ç’rast një sërë të drejtash e lirish i janë kufizuar.

8 mart 2016

Vetë fakti se gruaja është objekt stereotipash e paragjykimesh është më se i mjaftueshëm për ta alarmuar opinionin publik dhe institucionet. Gruaja prezantohet në dritë nënçmuese edhe në librat shkollorë prej të cilëve mësojnë fëmijët.

Mirëpo, kjo as nga larg nuk është fundi i telasheve të gruas në Maqedoni. Sipas raporteve të organizatave relevante, gruaja është viktimë e shpeshtë e dhunës në familje dhe është pjesë e biznesit të errët nëntokësor i quajtur tregti me njerëz.

Në kushtesh uzurpimi jashtëkushtetues të jetës politike dhe publike nga ana e bashkësive fetare të krishterimit dhe islamit, me amin të instancave më të larta të shtetit, gruaja edhe më shumë trajtohet si robëreshë e dogmave religjioze. Përkundër së drejtës themelore njerëzore, shqetësues është fakti që një numër i madh grash në Republikën e Maqedonisë nuk kanë shtetësi, edhe pse i plotësojnë të gjitha kushtet për të.

aktivistka

CIVIL disa herë, me vite të tëra, njofton se gratë janë të diskriminuara dhe të malltretuara në vendin e punës. Janë evidentuar një numër i madh rastesh të diskriminimit dhe shkeljes së të drejtave njerëzore në fushën e të drejtave ekonomike dhe sociale. CIVIL-i vërejti të dhëna trishtuese për gratë që punojnë në fabrika tekstili nëpër Maqedoni, pa në njërin prej raporteve të saj, CIVIL-i shkruan:

Punëtoret në fabrikat e tekstilit punojnë në kushte të rënda pune. Sipas dëshmimeve, ato nuk kanë asfarë ngrohje në muajt e dimrit, rrymim të ajrit ka nga të gjitha anët, ashtu që detyrohen t’i mbulojnë hapjet e murit me najllon. Punojnë me kapela, pallto dimri e shall, kurse ulen në karrige të shtrembra e të thyera.

“Si të ishim duke punuar në qiell të hapur” – thuhet në deklaratën e një punëtore tekstili. Kontrolluesit e punës vazhdimisht u thonë të punojnë më shumë dhe më shpejt, i ofendojnë, ndërsa ka të regjistruara edhe deklarata për malltretim fizik e seksual.

Gratë e punësuara në prodhim shpeshherë duhet të qëndrojnë edhe pas orarit të punë për t’i përmbushur normat e larta të prodhimit, për ç’gjë as nga afër nuk marrin pagë sa i ka hije. Punëtoret në fabrikat e tekstilit ankohen për gjendjen e përkeqësuar shëndetësore.

Apelet për pjesëmarrje dhe përfaqësim të gruas në politikë, gjegjësisht në institucionet e pushtetit me 30 %, CIVIL-i gjithmonë e ka konsiedruar defekt dhe nënçmues dhe prej vitit 2000 kërkojnë përfaqësim të gruas së paku 50% në politikë dhe institucioneve shtetërore, në mënyrë proporcionale sa janë në popullatë. Ky do të kishte qenë hapi i parë – roli dhe përfaqësimi i gruas nuk guxon të jetë deklarativ e dekorativ, po thelbësor.

aktivistka1

Dita e Gruas, 8 Marsi, e shënon betejën e grave për barazi ekonomike, politike dhe sociale me burrat. Për herë të parë është shënuar më 28 shkurt 1910 në ShBA, me iniciativë të Partisë Socialiste të Amerikës. Më 19 mars të vitit 1911 këtë ditë e festojnë mbi një milion njerëz në disa vende evropiane. Më 8 mars 1913 gratë dalin nëpër rrugë në shenjë proteste kundër luftës. Që atëherë, në këtë ditë i gjithë njerëzimi kujton përpjekjet paqësore dhe betejën për të drejtat njerëzore të gruas, që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Përktheu nga maqedonishtja: Arsim Jonuzi

Tags: 8 MarsibarazicivilLiri
Next Post

Deralla: Ose kushte për zgjedhje të lira ose dorëheqjen e gjithë qeverisë!

Revoltë e madhe në mesin e qytetarëve për shkak të kaosit në Listën e Votuesve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom