Të dielën pasdite ekipet e CIVIL – Qendrës për Liri, pavarësisht rrugë relativisht boshe në Kërçovë, arritën të takohen me bashkëbisedues adekuat për të diskutuar situatën politike në Maqedoni dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Përkundër traditës të pushimit pasdite në shtëpi gjatë ditës së diel, megjithatë, në kontakt të drejtpërdrejtë u shpërndanë më shumë se 200 fletushka në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Dy anëtarë të ekipit të CIVIL, dhanë deklarata në gjuhën maqedonase dhe shqipe për televizionin rajonal Uskana, i cili pavarësisht ditës së pushimit, ishte i interessuar për të ndjekur ngjarjen publike të mbajtur në qendër të Kërçovës dhe të informojë shikuesit për aktivitetet e CIVIL-it në këtë rajon.
CIVIL zbaton monitorim të plotë, gjithpërfshirës, të paanshëm dhe objektiv të përgatitjes dhe rrjedhës të tërë procesit zgjedhor dhe respektimit të së drejtës për të votuar. Janë duke u zhvilluar aktivitete për përzgjedhjen, rekrutimin dhe trajnimin e vëzhguesve afatgjatë, afatshkurtër dhe qytetarë të procesit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë.

Me qindra vëzhgues të akredituar, mbi 1000 vëzhgues qytetarë dhe ekip të spikatur të analistëve dhe ekspertëve, “Përpara!” është projekt për monitorim afatgjatë të procesit zgjedhor, vëzhgim gjatë ditës së zgjedhjeve, edukim dhe forcim të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.
Projekti zbatohet në nivel kombëtar në 14 qendra rajonale të CIVIL. Projekti “PËRPARA!”, i cili filloi në janar dhe do të zgjasë 7 muaj, është mbështetur me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore. Si edhe deri tani, së bashku me qytetaret e qytetarët, CIVIL kontribuon dhe do të kontribuojë për të krijuar kushte për zgjedhje të lira.
Merrni pjesë në aktivitetet tona për forcimin e vetëdijes publike për të drejtat e votuesve!