Të dielën pasdite, banorët e Ohrit patën mundësi të informohen për aktivitetet e lidhura me projektin “Përpara!”, si dhe thirrjen publike të CIVIL – Qendrës për Liri për angazhim të vëzhguesve gjatë zgjedhjeve, si dhe për të shkëmbyer mendime dhe pikëpamje mbi problemet me të cilat përballet qyteti i Ohrit.
Ekipet e CIVIL-it në Sheshin Ohër ishin në dispozicion për qytetaret dhe qytetarët, për mediat, si dhe për shkëmbim të informatave me përfaqësues të organiyatave shoqërisë civile dhe partive politike, të informuara dhe të ftuar paraprakisht.
Gjithashtu, qytetarët e interesuar patën mundësinë për të marrë pjesë në foto-peticionin “Për Zgjedhje të Lira”.
CIVIL zbaton monitorim të plotë, gjithpërfshirës, të paanshëm dhe objektiv të përgatitjes dhe rrjedhës të tërë procesit zgjedhor dhe respektimit të së drejtës për të votuar. Janë duke u zhvilluar aktivitete për përzgjedhjen, rekrutimin dhe trajnimin e vëzhguesve afatgjatë, afatshkurtër dhe qytetarë të procesit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë.
Me qindra vëzhgues të akredituar, mbi 1000 vëzhgues qytetarë dhe ekip të spikatur të analistëve dhe ekspertëve, “Përpara!” është projekt për monitorim afatgjatë të procesit zgjedhor, vëzhgim gjatë ditës së zgjedhjeve, edukim dhe forcim të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.
Projekti zbatohet në nivel kombëtar në 14 qendra rajonale të CIVIL.
Projektit “PËRPARA!”, i cili filloi në janar dhe do të zgjasë 7 muaj, është mbështetur me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.
Si edhe deri tani, së bashku me qytetaret e qytetarët, CIVIL kontribuon dhe do të kontribuojë për të krijuar kushte për zgjedhje të lira.
Merrni pjesë në aktivitetet tona për forcimin e vetëdijes publike për të drejtat e votuesve!