• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

CIVIL-i në Resnjë, Ohër, Strugë, Drugovë dhe Kërçovë

February 28, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL – Qendra për Liri vazhdon me karavanin PËRPARA!. Ekipi i CIVIL-it sot viziton Resnjën, Ohrin, Strugën, Drugovën dhe Kërçovën.

Një nga ekipet mobile për monitorim dhe mbështetje të CIVIL-it  do të jetë në sheshin e qytetit në Resnjë, nga ora 10.00 deri më orën 10.30. Pastaj nga ora 11:00 deri më orën 13:00,  ekipi i CIVIL-it do të jetë në sheshin e Çinarit në Ohër, ku do t’i informojë qytetarët e Ohrit për aktivitetet në kuadër të projektit “Përpara!” dhe mundësinë për të aplikuar për vëzhgues. Në ngjarjen do të shpërndahen materiale informative dhe edukative, do të diskutohet me kandidatët për vëzhgues të zgjedhjeve nga ky qytet dhe do të informohen të gjithë të interesuarit në aktivitetet e CIVIL-it.

Битола, 27 февруари 2016

Në periudhën nga ora 14 deri më orën 15, ekipet mobile të CIVIL-it do të jenë në sheshet në Strugë dhe Drugovë, me agjendën e njejtë. Nga ora 16 deri më 18, ekipet mobile të CIVIL-it do të jenë në Kërçovë.

Ekipet e CIVIL-it do të jenë në dispozicion për deklaratë për mediet, si dhe për biseda për shkëmbim të informacionit me përfaqësues të shoqërisë civile dhe partive politike, të cilët janë informuar dhe janë ftuar paraprakisht në këtë ngjarje. Gjithashtu, qytetarët dhe qytetaret e interesuar, do të kenë mundësi  të marrin pjesë në foto-peticionin “Për zgjedhje të lira”.

CIVIL-i zbaton një monitorim të plotë, gjithëpërfshirës, të paanshëm dhe monitorim objektiv të përgatitjes të zgjedhjeve dhe gjatë tërë procesit zgjedhor, si dhe respektimit të së drejtës së votës. Aktivitetet për përzgjedhjen, rekrutimin dhe edukimin e vëzhguesve afatgjatë, afatshkurtër dhe qytetarë të procesit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë janë në vijim.

Me qindra vëzhgues të akredituar, mbi 1.000 vëzhgues qytetarë dhe ekip të spikatur të analistëve dhe ekspertëve, “Përpara” është projekt për monitorim dhe vëzhgim afatgjatë të procesit zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, si dhe për edukim dhe ngritje të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.

Projekti zbatohet në nivel nacional në 14 qendra rajonale të CIVIL-it.

Projekti “Përpara”, i cili filloi në janar dhe do të zgjasë shtatë muaj, financohet me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Si deri më tani, së bashku me qytetaret dhe qytetarët, CIVIL-i kontribuon dhe do të kontribuojë për të krijuar kushte për zgjedhje të lira.

Merrni pjesë në aktivitetet tona për forcimin e vetëdijes publike për të drejtat e votuesve!

 

 

Tags: civilDrugovënKërçovënOhrinPËRPARAResnjënStrugën
Next Post

"Përpara" në Kërçovë

Banorët e Ohrit angazhohen për të bërë hap përpara!

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom