Ditën kur publiku u trondit nga informacioni se në sheshin në Shkup është vrarë një i ri, për të cilën më vonë kuptuam se është Martin Neshkovski, Radio MOF filloi të marrë fizionominë e saj, dhe filloi të punojë në formën në të cilën punon edhe sot, gjë që ndodhi katër muaj pas themelimit të radios”, thotë koordinatori i Radio MOF, Stefan Aleksiq në bisedën me CIVIL Media, me rastin e pesëvjetorit nga krijimi i radio MOF-it, medie që është stacion për promovim e komunitetit rinor, kulturor dhe kreativ.
“Gjatë pesë viteve të fundit, Radio MOF nuk lëshoi asnjë protestë, kombinonim audio dhe video përmbajtje, dhamë hapësirë për të gjitha komunitetet që janë harruar nga mejnstrim mediet, si dhe krijuam përmbajtjeve të temave që janë ende tabu në shoqërinë tonë dhe për të cilat numër i madh i mediave kanë frikë të shkruajnë, tema të tilla siç janë legalizimi i marihuanës, tregimet hulumtuese rreth kushteve në konviktet etj “, përkujton Aleksiq.
Sipas koordinatorit të Radio MOF, pesë vitet e fundit ishin kohë e mjaftueshme për të mësuar nga gabimet, kështu që në periudhën e ardhshme do të punojnë mu në të njëjtin parim, por me më shumë përvojë dhe ekip më të madh. “Në të ardhmen planifikojmë që e gjithë përmbajtja jonë të jetë unike, e krijuar nga gazetarët tanë”, theksoi Aleksiq, duke folur për planet e Radio MOF-it për pesëvjeçarin e ardhshëm.
Festimi me këtë rast fillon sonte në orën 21, në Kinemanë Kultura. E paralajmëruar është performancë e Reggaesaurus Geto Rudi, Pineapple Express, (Ivana Nizamovska & Petar Antevski), JUNE(XHUN), Puk’kah & D.Lite (D2) The Rituals Shpw dhe B! Zarre (Zharko Nastoski).
Marija Tegovska