• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Mediet në Maqedoni janë shërbëtorë të politikës dhe biznesit, e jo të interesit publik

February 23, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Mediet në vend nuk janë artikulues dhe mbrojtës të interesit publik, por janë në shërbim të interesave politike dhe ekonomike të pronarëve dhe partnerëve të tyre në politikë dhe në biznes, konsiderojnë pjesa më e madhe e atyre që ndoqën debatin e zhvilluar sot në Shkup, në të cilin Instituti për Studime të Komunikimit (ISK) prezantoi dokumentin për politikë publike “Mediet në Maqedoni:. mbrojtës të publikut ose pengje të  interesave politike”

Panelistë në debatin, përveç autorëve prof. d-r Vesna Shopar dhe gazetarit Petrit Saraçini, ishin dhe gazetarët dhe redaktorët të shquar Goran Mihajllovski dhe Zoran Quka, në ngjargjen u drejtua dhe ambasadori britanik Çarlls Geret, ambasada e të cilit ka mbështetur këtë projekt .

Dokumenti ofron një vështrim sistematik dhe analizë të rolit të medieve në mbrojtjen e interesit publik në Republikën e Maqedonisë. Ai analizon mënyrën në të cilën mediet maqedonase, duke përfshirë dhe servisin publik RTVM, e trajtojnë interesin publik në raportin e tyre. Dokumenti bazohet edhe në raste nga praktika në Maqedoni, raportimin e medieve për çështje dhe tema që e kanë prekur interesin publik, si dhe ofron rekomandime për atë se si mediet më mirë ta realizojnë rolin e tyre si mbrojtës të publikut.

Maqedonia ka një numër të madh të medieve, teknologji  dhe kuadër  që u mundëson ta realizojnë këtë rol, legjislacion relativisht të mirë, transmetim digjital të zhvilluar të informatave dhe digjitalizim të zbatuar, sferë vibrante të medieve online, institucione arsimore për arsim formal dhe joformal të personelit të medieve, mekanizma për vetë-rregullim dhe shoqata të esnafit. Por, në praktikë, këto elemente janë subjekt i shkeljeve dhe distorzimit, ndërsa anomalitë e krijuara dhe diskfunkcionaliteti, përveç me performanca të keqija, rezultojnë dhe edhe me tjetërsim të medieve nga interesi publik.

Si pjesë e zgjidhjeve për rikthim të interesin publik në mediet, përpos definimit të tij eksplicit në rregullativë –  gjë që tani mungon, ekspertët e medieve rekomandojnë zbatimin e plotë dhe konzistent të të gjitha ligjeve që prekin sferën e medieve, veprime të paanshme dhe joselektive të institucioneve, forcim të pavarësisë redaktoriale dhe financiare të shërbimit publik, transparencë të pronësisë dhe ndarjen e saj nga redaksia, zhvillimin e pluralizmit mediatik, pranimin dhe zbatimin më të gjërë të mekanizmave vetë-rregulluese, si dhe përforcimin e aftësive të  qytetarëve për pranim dhe analizim kritik të përmbajteve mediatike dhe pjesëmarrje të tyre aktive në diskursin publik.

Tags: civilPetrit Saraçini
Next Post

CIVIL: Tolerancë zero ndaj dhunës strukturore dhe manipulimeve zgjedhore

Velesi dëshiron "Përpara!" Civil edhe në Gradsko, Negotinë dhe Kavadar

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom