Në rastin e vet të zbardhur, Prokuroria Publike Speciale (PPS) parashtroi kërkesë për masën
paraburgim për tetë veta që dyshohen për kriminalizim të procesit zgjedhor për të mbetur në
pushtet, ndërsa hetimi është hapur për shoqërim kriminal, shkelje të së drejtës së votës dhe të
lirisë së votuesve, ryshfet në zgjedhje e votim, prishje të materialeve zgjedhore dhe
keqpërdorim të mjeteve nga fushata zgjedhore.
Prokurorja Fatime Fetai njoftoi se të dyshuarit në vitin 2012 “në cilësinë e ministrit të punëve të
brendshme, ministrit të transportit dhe lidhjeve, sekretarit të Qeverisë, dhe me ndihmë të deri
më tani, personave të panjohur për mbetje të mëtutjeshme në pushtet të partisë në nivel lokal
dhe shtetëror, kanë kryer vepra penale për të cilat dënimet janë tri vjet burgim e më shumë.”
Sipas prokurores Fetai, MPB-ja ka bërë sulm ndaj Listës Zgjedhore, kurse strukturat e tyre në për
përbërje për interesa të strukturës udhëheqëse. Veprat penale kundër zgjedhjeve dhe votimi e
legjitimiteti i marrë me zgjedhje të tilla, sipas PPS-së, paraqet fillim të kriminalizimit të sistemit
të tërësishëm institucional. Për tetë veta është kërkuar masë paraburgim, kurse një person
tashmë është dërguar para gjykatësit hetues. Prokurorja Lençe Ristoska theksoi se këto masa
janë të duhura për shkak të dyshimit se të pandehurit do të bëjnë shtypje mbi burimet e
informacioneve.
Mes tjerash, si pjesë e vjedhjeve zgjedhore kanë rënë edhe operacionet e MPB-së, që ka
lëshuar 15.000 numra të rinj amë, 35.000 letërnjoftime të reja dhe 60.000 shtetësi të reja
maqedonase!
Në zgjedhjet e vitit 2013 kanë votuar persona edhe me patent shofer, diaspora është
keqpërdorur, kurse noterët kishin përgatitur marrëveshje të paligjshme për vendbanim në bazë
të të cilave janë pajisur me dokumente personale të rreme.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=iAy8xXVVjug[/youtube]