• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Pjesa më e madhe e komunitetit LGBT nuk ka besim në institucionet

February 12, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Deri më 75.4% të të anketuarve nga komuniteti LGBT nuk kanë besim në policinë për mbrojtjen e tyre dhe të drejtave të tyre kur u nevojitet ndihmë.

Kjo është një pjesë e të dhënave nga publikimi “Analiza e problemeve dhe nevojave të personave LGBTI në Republikën e Maqedonisë”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut – Qendra për Mbështetje të komunitetit LGBTI.


Dorjana Bojanovska, një nga autorët e publikimit, i prezantoi tre fushat të cilat ishin të përfshira në kërkimin: mbrojta sociale, shërbimet ligjore dhe veprimet policore. Sipas Bojanovskës, fakti më shqetësues prej të dhënave të marra është ai se 71% e të anketuarve nuk e raportojnë dhunën që është bërë mbi ta për shkak të orientimit të tyre seksual, pa marrë parasysh se për çfarë forme të dhunës flitet! Përvec kësaj, deri më 90% nuk do ta kishin lajmëruar diskriminimin në vendin e punës në institucionet kompetente shtetërore apo shoqatat qytetare.
Niveli i ulët i lajmërimit të diskriminimit dhe dhunës jep një pamje të rreme për marëdhenien e punëdhënësve, familjes dhe mjedisit ndaj komunitetit LGBT.

Publikimi i prezantuar përmban tre grupe të rekomandimeve, në përputhje me fushën e analizuar. Shumica e rekomandimeve referohen në sensibilizimin e shërbimeve profesionale, një shkallë më të lartë të diskriminimit, si dhe zbatim të trajnimeve dhe fushatave publike për përforcim të besimit të LGBT personave në institucionet.

Hulumtimi është bërë në kuadër të projektit “Mbështetja e personave LGBT që jetojnë në rrezik”, me anketim të 134 personave nga qyteteet e Shkupit (përfshirë Shuto Orizarën), Kumanovës, Manastirit, Tetovës, Prilepit dhe Strumicës.
Siç u theksua në brifingun e mbajtur të premten, hulumtimi  nuk është bërë në mostër reprezentative, as që nuk ka për qëllim të paraqesë se si i tërë LGBTI komuniteti e percepton vendin e tij në shoqëri.

Në kuadër të projektit, funksionon edhe numri telefonik falas, në të cilin të gjithë qytetarët  mund t’i lajmërojnë shkeljet e të drejtave të njeriut. Numri i telefonit është 0800 66 66 6.

Marija Tegovska

Tags: civilDorjana BojanovskaMarija TegovskaЛГБТИ
Next Post

Gjashtëdhjetë мediе nënshkruan Kartën për raportimin etik për zgjedhjet

Katica Janeva: Drejtësia do të fitojë!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom