CIVIL shprehur neveri nga paraqitja jashtëzakonisht arogante, joprofesionale dhe joetike e kryeredaktorit të TV Sitel, Dragan Pavllovic-Llatas më 10 shkurt, 2016, kur në program ishte i ftuar kreu i opozitës, Zoran Zaev.
Në monologun e tij, Llatasi plotësisht i ekspozoi pozicionet e tija prej të degjueshmit ndaj pushtetit. Gjatë kësaj, redaktori i televizionit me mbulim kombëtar zbuloi edhe pikpamjet e tija nacionaliste dhe raciste dhe e bëri fyerje të drejtpërdrejta në adresë të mysafirit të tij dhe kundër bashkësisë ndërkombëtare.
Llatasi në asnjë moment nuk parashtroi një pyetje të vërtetë, e as nuk lejoi bashkëbiseduesin e tij për t’iu përgjigjur. Ai e quajti atë kopil, se politikan si ai nuk ka madje as në Afrikë, as në Mars, e kurora e gjithë kësaj të gjithë ishte kualifikimi i tij fyes mbi baza etnike kundër turqve, duke me deklaratën se “gënjen si një turk”.
Me fjalor rrugësh, të pahijshëm dhe të pistë, kryeredaktori Llatas u përpoq të nënçmojë dhe të fyejë bashkëbiseduesin e tij, por arriti vetëm të fyejë televizionin ku punon, si dhe për të tregojë se sa e ulët, imorale dhe joprofesionale është hapësira mediatike e cila është nën kontroll të fuqishëm të pushtetit.
E thërrasim opinionin dhe shoqërinë civile që të dënojnë ashpërsisht këtë akt të pahijshëm të sjelljes jomorale dhe joprofesionale. Në një vend normal dhe demokratik, kjo paraqitje do të sanksionohej ligjërisht, por, në këto kushte, kjo është e vështirë të pritet.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=cKP12sBX564[/youtube]