Sot shënohen 6 vjet nga promovimi i video-materialit, me të cilin u paraqit karakteri i ri i kryeqytetit të Maqedonisë në vitin 2014. Projekti “Shkupi 2014”, u shpalos nga Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska, ish-kryetari i komunës së Qendrës, Vlladimir Todoroviq dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Fillimisht, projekti i sfiduar në plan estetik, është dashur të përbëhet nga katërmëdhjetë monumente, skulptura, ndërtesa dhe fasada të reja të ndërtesave si dhe të kushtojë 80 milionë euro. Por pas çmendurisë “Shkupi 2014” e cila filloi, shifrat e parashikuara për gjashtë vitet e fundit janë rritur jashtëzakonisht shumë. Numri i ndërtesave të reja barokane është rritur në më shumë se 130, dhe ndërtimi i pakontrolluar e kushton Buxhetin e Maqedonisë më shumë se 600 milionë euro! Zbrazjes së pamëshirshme të xhepave bosh të qytetarëve dhe qytetareve, sikur nuk i duket fundi. Me anekset e panumërueshme të kontratave, kiç – ndërtesat nga projekti karikatural që e shkatërroi pamjen e Shkupit, këtë vit, dhe ndoshta në vitin 2017, me siguri do të gëlltisin edhe nga një “qindëshe”nga miliona eurot, me të cilat qeveria aktuale i rëndoi brezat e ardhshme, që do të lindin si borxhlinj…
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=YBYtmAOt7RI[/youtube]
Sigurimi i hapësirës së nevojshme për ndërtimin e të gjitha ndërtesave, do të thoshte shkatërrim i një numri të hapësirave të gjelbra dhe parqeve në qytet, mbytje të çdo hapësirë të lirë dhe bllokim të plotë në sheshin qendror. “Shkupi 2014” e tejkaloi afatin kohor. Dy vjet pas afateve të caktuara për ndryshim të tërë pamjes së qytetit, projekti ende është duke u mbindërtuar me ndërtesa të reja, ura, monumente, fontana të cilat dalin çdo ditë, shpeshherë pa asnjë njoftim.
Realizimi i “Shkupit 2014” u ndoq nga një sërë debatesh, me shumë veprime civile dhe protesta. Qytetarët e Shkupit ishin të zëshëm kundër rindërtimit të Qendrës Tregtare të Qytetit dhe shkatërrimit të parkut te hoteli “Bristol”, përderisa mediat përqeshnin “mbulimin e burrërisë të Prometeut…
Ndërhyrja më e madhe arkitektonike e realizuar në këtë rajon në historinë më të re, nuk u la pa u vënë re dhe nga publiku ndërkombëtar. Por, më shpesh, jo si një atraksion turistik që mbush buxhetin e Maqedonisë, siç njoftohet me vendim të VMRO-DPMNE, por si një projekt për tallje. Mediat e huaja e krahasonin me vizatimet komike nga Asteriks dhe Obeliks, si “qytet i historisë-kiç”, “Disnilendi Ballkanik”, “bazuar në një skulpturim me përzierje historike dhe estetikisht joharmonike” vlerësohet sikur “tepër i shtrenjtë” si “miks nga Las Vegas dhe Pjongjang”, si një nga idetë më të çmendura të diktatorit turmenkistan Nijazov”
Gjashtë vjet më vonë, projekti, për të cilin askush racional nuk mund të supozonte se do të arrijë këto dimensione, vazhdon të jetë kontraverz, si nga aspekti ekonomik ashtu edhe nga ai estetik. “Shkupi 2014” ende vazhdon të jetë e përditshmëria jonë e neveritshme, një makth në të cilën jetojmë dhe i cili, si duket, s’ka për tu ndalur, duke tronditur pjesën maqedonase dhe një pjesë nga të tjerët , deri në hapësirën më të vogel dhe të lirë, ose deri sa gjelberimi I zverdhur nuk mbushet me ndërtesat e reja. Me kulise të reja të një kohe të kaluar, e cila as që ka ndodhur ndonjëherë në Maqedoni.