Janko Baçev nga NDM, në debatin “Pluralizmi dhe kriza politike” që u organizua nga Civil – Qendra për Liri më 2 shkurt, fliste për mangësitë e Kodit Zgjedhor të reviduar. Ai theksoi se kryeministri i mëparshëm Nikolla Gruevski dhe lideri i opozitës Zoran Zaev kanë kyçur nene në Kodin Zgjedhor të cilat janë katastrofale për partitë e vogla.
Në debat morën pjesë 11 udhëheqës dhe zyrtarë të lartë të partive dhe iniciativave politike që nuk janë pjesë e bisedimeve për tejkalimin e krizës politike, të cilët dy orë diskutuan dhe argumentuan për shkaqet dhe zgjidhjet e mundshme të krizës politike në Maqedoni.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=VHPBxmhVffs[/youtube]