Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dje miratoi rregulloren për metodologjinë për qasje të plotë, ndryshimin dhe fshirjen e të dhënave në listën zgjedhore. KSHZ-ja miratoi procedurën për zbatimin e inspektimit në terren për azhurnimin e të dhënave.
Gjithashtu, KSHZ-ja miratoi rregullën mbi metodologjinë për drejtimin dhe azhurnimin e listës zgjedhore nëpërmjet analizave, verifikimit të të dhënave të ndryshme të bazave të ndryshme dhe regjistrat, inspektimet në terren dhe metodave të tjera që janë të njohura për verifikimin e listave zgjedhore.
KSHZ-ja miratoi metodologjinë për pastrimin e listës zgjedhore, pas miratimit me shkrim të marrë nga të katër partitë – nënshkruese të Marëveshjes së Përzhinos, në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.
Mediat shpalosën se edhe krahas miratimit për,adoptimin e rregullores që i rreferohet listës zgjedhore, prapëseprapë, akuzat mes partive nuk u ndalën.
Sipas Nikolla Gruevskit, kryetarit të VMRO – DPMNE-së, zgjatja e procesit të pastrimit të listës zgjedhore është bërë qëllimisht nga LSDM-ja për shtyrjen e zgjedhjeve më 24 prill.
Nga ana tjetër, opozita nuk beson se në prill do të ketë zgjedhje të ndershme dhe demokratike, si dhe vleërson se nuk ka kohë të mjaftueshme për pastrimin e listës zgjedhore deri më datën e caktuar.
CIVIL vite më parë ka alarmuar publikun dhe institucionet që lista zgjedhore është në një situatë të tmerrshme dhe se kjo është, në përgjithësi, një nga shkaqet më serioze të mosbesimit në proceset zgjedhore. Ekspertët – bashkëpunëtorë të CIVIL-it e përshëndesin progresin e këtij procesi. CIVIL do të mbështesë të gjitha hapat e KSHZ-së për përmirësimin, pastrimin dhe verifikimin e listave zgjedhore.
Biljana Jordanovska