• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MULTIKULTURË

Komuna e Çairit e promovoi parkun “Ukraina”

June 7, 2023
in LAJME, LUFTA NË UKRAINË, MULTIKULTURË
Komuna e Çairit e promovoi parkun “Ukraina”
Share on FacebookShare on Twitter

Në komunën e Çairit, sot me një ceremoni të përshtatshme, para ndërtesës së komunës është hapur parku “Ukraina”, në organizim të kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu, në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në ngjarjen ishin të pranishëm Ambasadorja e Ukrainës, N. E. Llarisa Dir me një delegacion, kryetari  i “Lesja Ukrainka”, deputetë, këshilltarë nga Komuna e Çairit dhe nxënës të shkollave fillore ishin ulur në hapësirat e gjelbra të parkut me flamuj ukrainas dhe maqedonas, në shenjë mbështetjeje për fëmijët ukrainas.

Ceremonia e promovimit të Parkut “Ukraina”  filloi me intonimin e himneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

Manifestimin e hapi kryetari i komunës Visar Ganiu me fjalim solemne  dhe më pas ftoi në foltore Ambasadoren  Dir.

“Sot jemi mbledhur këtu për një punë shumë të rëndësishme, jo vetëm për Çairin, por edhe për mbarë vendin. Sepse sot po promovojmë parkun “Ukraina”, pranë ndërtesës së komunës sonë, në afërsi të sheshit “Woodrow Wilson” dhe në një nga vendet më të frekuentuara në Shkup. Ne duam të përcjellim mesazhin se jemi të gjithë me Ukrainën dhe popullin ukrainas, kemi qenë me ta që nga fillimi i luftës dhe jemi kundër agresionit kundër tyre. Lufta nuk është zgjidhja e asnjë problemi, aq më pak vrasja e civilëve të pafajshëm. Sepse ne nuk mund ta ndryshojmë botën për mirë me luftë, por me paqe. Prandaj ju përcjellim mesazhin se ne do të jemi gjithmonë me Ukrainën dhe popullin ukrainas, ashtu si miqtë tanë nga BE dhe SHBA. Tani e tutje, të gjithë që do të kalojnë nëpër këtë park do ta kujtojnë Ukrainën dhe ukrainasit”, tha ndër të tjera kryetari i komunës Çair,  Ganiu.

“Sot, më 7 qershor, jemi mbledhur në këtë park të bukur në komunën e Çairit, për t’i dhënë emrin “Ukraina”. Ky propozim i kryetarit të komunës së Çairit, ishte një lajm i mirë, kjo ofertë frymëzuese ishte shumë kontrastuese, krahasuar me lajmet që marrim çdo ditë nga Ukraina. Rusia vazhdon të kryejë gjenocid në territorin e Ukrainës, vret ukrainas, terrorizon popullsinë civile, deporton me forcë fëmijët ukrainas nga territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës, në territoret e Federatës Ruse. Nuk e kisha menduar kurrë se fëmijët tanë ukrainas do të ishin fëmijë të luftës! Shteti terrorist, Rusia, duhet të mposhtet, e gjithë bota demokratike e ndihmoi Ukrainën. Maqedonia e Veriut është një nga ato vende që ishte ndër të parat që ndihmoi Ukrainën. Ukraina i është mirënjohëse Maqedonisë së Veriut për ndihmën humanitare dhe ushtarake të ofruar, mbështetjen e vazhdueshme në organizatat ndërkombëtare dhe mbështetjen e aspiratave euroatlantike të Ukrainës. Sot kemi mundësinë të pranojmë mbështetje morale dhe shpirtërore nga komuna e Çairit e qytetit të Shkupit, e cila është e paçmueshme”, tha N. E. Llarisa Dir ndër të tjera në fjalimin e saj.

Pllaka me mbishkrimin “Parku Ukraina” u zbulua së bashku nga kryetari i komunës Ganiu dhe Ambasadorja  Dir,  dhe më pas Dir  shpërndau dhurata në formë pako për nxënësit që me praninë e tyre bënë homazhe për fëmijët ukrainas.

Në ngarjen  morën pjesë edhe anëtarë të CIVIL-it, të cilët me praninë e tyre shprehën mbështetjen e vazhdueshme të pa rezervë për Ukrainën dhe popullin ukrainas.

D. Tahiri

Kamera dhe montazhI: Arian Mehmeti

Foto: CIVIL

Next Post
Deralla: Duhet të thyejmë muret e padukshme të ndarjes së pari brenda vetes, në kokën tonë

Deralla: Duhet të thyejmë muret e padukshme të ndarjes së pari brenda vetes, në kokën tonë

Limani: Në vend të premtimeve nacionaliste, qytetarët të shohin se kush do të përmirësojë standardin e tyre të jetesës

Limani: Në vend të premtimeve nacionaliste, qytetarët të shohin se kush do të përmirësojë standardin e tyre të jetesës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom