• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home KUMTESA

CIVILi bën thirrje për zgjim: Kulti ndaj armëve është tmerrësisht i pranishëm në çdo pore të shoqërisë ballkanike

May 5, 2023
in KONTROLLI I ARMËVE, KUMTESA, LAJME, SIGURI
CIVILi bën thirrje për zgjim: Kulti ndaj armëve është tmerrësisht i pranishëm në çdo pore të shoqërisë ballkanike
Share on FacebookShare on Twitter

Brenda vetëm dy ditëve, në dy incidente  të ndara tragjike, në Serbi 17 persona humbën jetën dhe 20 të plagosur nga armët e zjarrit. Në kushte paqeje! Më 4 maj, me armë automatike, 21-vjeçari Urosh B. vrau tetë dhe plagosi 13 njerëz në fshatin Dubonë afër Mlladenovcit. Më 3 maj në Serbi, një nxënës 13-vjeçar i klasës së shtatë vrau me armë tetë shokët e tij të shkollës dhe një roje sigurie, ndërsa gjashtë nxënës dhe një mësues historie u plagosën rëndë dhe janë ende në spital.

Jetojmë në një botë ku dhuna dhe kulti ndaj armëve ushqehen, mbi të gjitha, nga media dhe industria e filmave, dhe lojërave video, si dhe nga politikat jashtëzakonisht të papërshtatshme për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga kjo sëmundje e shoqërisë moderne. Në të njëjtën kohë, nuk duhet të anashkalojmë faktin tragjik se dhuna e armatosur bëhet e mundur pikërisht nga përhapja dhe disponueshmëria e armëve të zjarrit.

Si organizatë veterane në lëvizjet dhe organizatat ndërkombëtare për luftën kundër armëve dhe dhunës së armatosur, tregtisë ilegale dhe kultit ndaj armëve, CIVIL-i i alarmon edhe njëherë opinionin dhe institucionet dhe u bën thirrje të ndërmarrin veprime të gjithanshme për të parandaluar incidente të tilla tragjike të dhunshme.

Kjo është koha kur e gjithë shoqëria thirret të ndërmarrë hapa urgjente dhe vendimtare  për t’i dalë pengesë armëve dhe për braktisjen e  kultit ndaj armëve,  që është gërshetuar thellë në shoqëritë ballkanike.

Vargu i sfidave që lidhen me armët në Ballkan është i gjatë, por , duhet të jetë  arsye më tepër  për veprim urgjent dhe gjithëpërfshirës në nivel kombëtar dhe rajonal. Politikanët, institucionet, mediat dhe publiku duhet të ndalojnë së drejtuari gishtin ndaj të tjerëve dhe të zhvendosin përgjegjësitë te njëri-tjetri, dhe  të fillojnë të modernizojnë dhe zbatojnë planet dhe programet ekzistuese.

Për më shumë se dy dekada, CIVIL-i  ka bërë rekomandime pothuajse çdo vit për të luftuar kundër armëve pa leje, kundër kultit të armëve dhe kontrollit të armëve të regjistruara. Organizata të ngjashme në rajon, përfshirë edhe Serbinë, po përpiqen të marrin pjesë në proceset që kanë të bëjnë me kontrollin e armëve, që është një përpjekje globale shumë dekadash e rrjeteve ndërkombëtare që përfshijnë organizatat e përmendura.

Megjithatë, si në Ballkan ashtu edhe në botë, suksesi i këtyre lëvizjeve dhe organizatave nuk është i madh, sidomos sepse kulti i armëve nxitet si nga strukturat politike ashtu edhe nga ato lobuese që përfitojnë në mënyra të ndryshme nga përhapja e armëve.

Kulti ndaj armëve është në mënyrë të frikshme i pranishëm në çdo pore të shoqërive ballkanike dhe përpjekjet për ta zhdukur atë janë jashtëzakonisht të pakta, nëse ka. Prandaj, CIVIL-i  bën thirrje për zgjim!

Prindërit, mediat, institucionet arsimore e sociale, organizatat e shoqërisë civile, strukturat e sigurisë, politike dhe legjislative, ekonomike, sportive dhe një sërë subjektesh të tjera kanë mundësi dhe detyrim të merren me kultin ndaj armëve.

Legjislacioni, si për sanksionimin dhe çrrënjosjen e tregtisë së paligjshme, ashtu edhe për kontrollin e armëve legale, duhet të forcohet vazhdimisht dhe zbatimi të mos jetë fushatë, jo konsistent dhe jo i plotë. Është e nevojshme që i gjithë sistemi të angazhohet në gjetjen e zgjidhjeve efikase dhe të përhershme për të kufizuar maksimalisht fluksin e armëve dhe dëshirueshmërinë e tyre në çdo fushë të jetës.

Këto janë vetëm disa nga rekomandimet që CIVIL-i ka vite që ia bën publikut dhe institucioneve. Është koha që këto rekomandime të dëgjohen!

CIVIL 

Next Post
Konferencë e madhe e CIVILit  me temë “Marrëdhëniet me komunitetin: Perceptimet, Shpresat dhe Frika, Sfidat dhe Zgjidhjet”

Konferencë e madhe e CIVILit me temë "Marrëdhëniet me komunitetin: Perceptimet, Shpresat dhe Frika, Sfidat dhe Zgjidhjet"

Java e ekonomisë qarkulluese në Ballkanin Perëndimor – për çfarë bëhet fjalë?

Java e ekonomisë qarkulluese në Ballkanin Perëndimor - për çfarë bëhet fjalë?

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom