• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MEDIA AL - PRESS

(ZGJEDHJE) Media shqiptare: Lidhja franko – gjermane në sytë e botës, duel Kurti -Vuçiq, Aleanca për Shqiptarët me një këmbë në qeveri, teatri shqiptar Moisiu me shfaqje jashtëzakonisht të fuqishme

November 21, 2022
in AL - PRESS, LAJME, MEDIA
(ZGJEDHJE) Media shqiptare: Lidhja franko – gjermane në sytë e botës, duel Kurti -Vuçiq, Aleanca për Shqiptarët me një këmbë në qeveri, teatri shqiptar Moisiu me shfaqje jashtëzakonisht të fuqishme
Share on FacebookShare on Twitter

KOHA: Të gjithë sytë tek lidhja franko-gjermane

“Pavarësisht se si evoluon ai konflikt, ka pasur një humbje të pakthyeshme besimi midis Evropës dhe Rusisë. Agresioni i Putinit ka ndryshuar rrënjësisht llogaritjen strategjike dhe ka krijuar kushtet për një lloj të ri të Luftës së Ftohtë në Evropën Qendrore dhe Lindore. Rusia e tij përfaqëson një kërcënim afatgjatë të parashikueshëm që do të detyrojë BE-në dhe vendet e saj anëtare të investojnë shumë më tepër në aftësinë për të mbrojtur veten, sistemin e tyre liberal demokratik dhe parimet e tyre me mjete ushtarake. Me pak fjalë, BE-ja duhet të transformohet në një lojtar sovran gjeopolitik me aftësinë e saj parandaluese ushtarake për të mbrojtur interesat e saj.”, shkruan mes tjerash Joshka Fisher në kolumnën “Të gjithë sytë tek lidhja franko-gjermane” në KOHA.

BOTA SOT: Duel vendimtar mes Albin Kurtit dhe Vuçiq – it?

“Shtrohet pyetja, a është Vuçiq i interesuar për zgjidhje? Secili do të përgjigjej se, jo. Po të dëshironte zgjidhje, nuk ka se çka të diskutohej për diçka të tillë. Gjërat janë krejtësisht të qarta.

Vuçiq don ta tërheq vëmendjen, me pompozitetin e propagandës së tij: Kurti po kërkon konflikt dhe Kosova nuk është e gatshme për kompromis. Dhe kompromisi sipas Vuçiqit do të ishte, Asociacioni me kompetenca ekzekutive, asgjë më pak.”, shkruan mes tjerash Sherif Ramabaja në kolumnën “Duel vendimtar mes Albin Kurtit dhe Vuçiqit? Në Bota Sot.

ALMAKOS: Aleanca për Shqiptarët para vendimit historik

“Mes dy opsioneve që ka kjo parti, të refuzoj pjesëmarrjen në Qeveri apo të bëhet pjesë e saj. Që të dyja opsionet mbajnë në vete, dobitë por edhe rreziqet. Por lufta në Ukrainë, kriza energjetike por edhe ajo ekonomike duan Qeveri stabile, me kuadro të përgjegjshme, jo zgjedhje të reja që i kushtojnë buxhetit të shteti dhe qytetarëve miliona euro. Pra marrë parasysh të gjitha këto zhvillime, situata ia imponon domosdoshmërisht Aleancës që ti bashkohet kësaj qeverie, pra thënë troç Aleanca duhet ti thotë PO kësaj Qeverie.”, pjesë nga editoriali i ALMAKOS “Aleanca për Shqiptarët para vendimit historik”.

TEATRI SHQIPTAR

Nga data 16 deri më 27 nëntor në Shkup do të mbahet “Teatri Shqiptar Moisiu”, në kuadër të të cilit do të shfaqen shfaqje nga Teatri Kombëtar Shqiptar nga Shkupi, Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. ”

Festivali mbahet me mbështetjen e plotë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. Festivali do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet çdo nëntor me rotacion Shkup, Tiranë, Prishtinë.

D. Tahiri

 

Tags: AAKurtiPutinTeatërVuçiq
Next Post
CIVIL: Liria e Ukrainës është liria e Evropës, e botës!

CIVIL: Liria e Ukrainës është liria e Evropës, e botës!

Mosndëshkimi dhe Vrasja me uri: 90 vjet më vonë, misioni i përgjakshëm vazhdon

Mosndëshkimi dhe Vrasja me uri: 90 vjet më vonë, misioni i përgjakshëm vazhdon

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom