Në konferencën e sotme, u prezantuan edhe të dhënat për gjendjen e prodhimit të energjisë elektrike në vend.
Masat janë marrë me qëllim të reduktimit të konsumit të energjisë elektrike në institucionet shtetërore dhe publike, si dhe në amvisëri dhe kompani me synimin – “Kursimi i energjisë elektrike për një dimër të sigurt”.
“Siç e përmenda edhe më herët dhe siç e paralajmëruam tashmë, parashikimet janë se na pret një nga dimrat më të vështirë në aspektin energjetik, jo vetëm në vendin tonë, por në të gjitha vendet në rajon dhe në Evropë. Me qëllim që të përballemi më lehtë me periudhën që na pret, për të pasur furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe shfrytëzim efikas të saj, si dhe synimin përfundimtar për llogari më të ulëta të rrymës, Ministria e Ekonomisë përgatiti plan dhe rekomandime “Kursim të rrymës për dimër të sigurt”, bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Rekomandimet, udhëzimet dhe obligimet janë ndarë në disa kategori para së gjithash duke u nisur nga fakti nëse bëhet fjalë për amvisëritë, kompanitë apo hapësirat e objekteve publike në pronësi të shtetit (ministritë, agjencitë, organet e administratës shtetërore, komunat dhe Qyteti i Shkupit).
Për amvisëritë dhe kompanitë janë parashikuar vetëm rekomandime të cilave duhet t’u përmbahen për të kursyer energjinë elektrike, ndërsa për institucionet parashikohen obligime konkrete.
“Qëllimi që duhet të arrihet është ulja e konsumit të energjisë për 15% krahasuar me muajin e njëjtë të një viti më parë. Nëse nuk arrihet ky qëllim, do të pasojnë sanksione për organin që drejton institucionin, të përcaktuara me Vendim të veçantë të Qeverisë”, potencoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Drejtori i Gjeneral i SH.A. EMV, Vasko Kovaçevski informoi se kompania operon me kapacitet maksimal, sipas mundësive aktuale të termocentraleve dhe resurseve tona.
“Ne i plotësojmë nevojat e EVN Home për energji elektrike për qytetarët dhe konsumatorët e vegjël ekskluzivisht nga prodhimi ynë vendor, gjegjësisht SHA EMV nuk blen energji elektrike. Ne blejmë qymyrë dhe mazut për prodhimin e energjisë elektrike, me të cilat do të rrisim prodhimin në këtë periudhë, dhe ajo që është edhe më e rëndësishme – në periudhën e sezonit të ngrohjes që po vjen”, tha Kovaçevski.
Sipas drejtorit, SHA EMV në 7 muajt e parë të vitit 2022 ka prodhuar 2194 GWh energji elektrike, që është një rritje prej 15 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, kur janë prodhuar 1914 GWh. Rritja e prodhimit këtë vit vjen si pasojë e rritjes prej 40% të prodhimit nga termocentralet TEC Manastir dhe TEC Oslomej. Në rastin e hidrocentraleve, këtë vit kemi një kursim të konsiderueshëm të ujit, dhe një ulje të prodhimit në krahasim me shtatë muajt e parë të vitit të kaluar me 25%.
“I gjithë plani i prodhimit për vitin 2022 është bërë me një rritje prej 20% krahasuar me vitin e kaluar. Për realizimin e atij plani, para së gjithash, bëhet me shtimin e shfrytëzimit të qymyrit, e më pas me blerjen e qymyrit me qëllim të rritjes së prodhimit të energjisë elektrike në TEC Manastir dhe TEC Oslomej”, theksoi drejtori Kovaçevski.
Më poshtë janë rekomandimet, masat dhe obligimet për “Kursimin e energjisë elektrike për një dimër të sigurt”.
1. Rekomandime për amvisëritë:
– Përdorni bojlerin për përgatitjen e ujit të ngrohtë vetëm kur ju nevojitet më shumë, edhe atë nëse është e mundur me një tarifë të ulët të energjisë elektrike (energji elektrike e lirë), pa çrregulluar me këtë rast cilësinë e jetës. Mos e vendosni termostatin e bojlerit të ujit të nxehtë në maksimum. Sa më e lartë të jetë temperatura e ujit, aq më e lartë është humbja e nxehtësisë ndaj mjedisit.
– Gjatë ditës në stinën e verës, ulni grilat dhe perdet.
– Mos i bllokoni ose mos i mbuloni pajisjet e ngrohjes me mobilje ose perde. Nëse trupi i ngrohjes është i mbuluar, atëherë lëshon më pak nxehtësi dhe ngroh dhomën më pak.
– Përdorni makinën për larjen e enëve gjithmonë plot me tarifë të ulët të energjisë elektrike.
– Lavatriçen përdoreni gjithmonë kur është plot dhe në kohën me tarifë të ulët të energjisë elektrike.
– Fikni dritat në dhoma gjatë periudhës kur nuk do të jeni në to për një kohë të gjatë.
– Fikeni kompjuterin kur të keni mbaruar së punuari me të.
– Hiqeni karikuesin e baterisë nga priza (laptop, telefona celularë).
– Gatuani në enë të vogla ose në enë të përshtatshme për madhësinë e pllakës elektrike
Zëvendësoni poçat e vjetra (me filament) me llamba kompakte fluoreshente ose të tjera përkatëse me shenjë për klasë më të lartë të efikasitetit energjetik.
– Ndryshoni rregullisht filtrat e pajisjeve të ngrohjes dhe kondicionerit në shtëpinë tuaj.
Përdorni poça me efikasitet energjetik (CFL, LED).
– Instaloni dush me rrjedhë të vogël uji në banjot tuaja.
– Izoloni tavanin në shtëpinë tuaj dhe përmirësoni izolimin e mureve të jashtme.
– Izoloni mirë dritaret dhe dyert e jashtme në shtëpinë tuaj ose zëvendësoni ato me të reja që kanë karakteristika të mira në raport me transferimin e nxehtësisë (koeficienti i ulët i përçueshmërisë termike).
– Zvogëloni depërtimin e ajrit të jashtëm në objektin (plasaritje, çarje, etj.).
– Gjatë blerjes së produktit të ri, preferoni që ai të jetë i klasës me efikasitetit më të lartë energjetik (A, A+, A++). Pajisja me klasë më të lartë të efikasitetit energjetik shpenzon shumë më pak energji, e me këtë edhe para në raport me pajisjen që është shënuar me klasë më të ulët të efikasitetit energjetik.
Fikni ndriçimin dekorativ në fasadat e objekteve private.
– Mos përdorni ndriçim për hapësirat e brendshme ku ka dritë të mjaftueshme të ditës.
– Në sezonin e ftohjes, vendosni temperaturën e kondicionerit jo më të ulët se 27 gradë, dhe në sezonin e ngrohjes jo më të lartë se 20 gradë.
– Nëse është e mundur, instaloni sisteme kolektore për ngrohjen e ujit.
– Përdorni shkallët në vend të ashensorit nëse është e përshtatshme për të reduktuar konsumin e energjisë,
– Përdorni kondicionerin kur është vërtet i nevojshëm dhe e rregulloni temperaturën në një nivel të arsyeshëm.
– Ajrosni shkurtimisht dhe intensivisht hapësirat.
– Nëse keni mjete financiare në dispozicion, përmirësoni efikasitetin energjetik përmes ndryshimit të dritareve me efikasitet energjetik, përmirësimit të izolimit, përmirësimit të efikasitetit energjetik të sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes, investoni në sisteme fotovoltaike.
– Karikimi i baterive të trotineteve elektrikë me një tarifë të ulët të energjisë elektrike (rrymë të lirë).
2. Rekomandime për bashkësinë afariste:
– Të fiket ndriçimi dekorativ në fasadat e të gjitha objekteve
– Të mos përdoret ndriçim në hapësirat e brendshme, sallat dhe zyrat e objekteve gjatë periudhës kur ka dritë të mjaftueshme të ditës.
– Ngrohja dhe ftohja: në objektet e prodhimit, sallat dhe zyrat në sezonin e ftohjes temperatura e kondicionerëve duhet të jetë jo më e ulët se 27 gradë, dhe në sezonin e ngrohjes jo më e lartë se 20 gradë.
– Të fiken të gjithë kompjuterat pas përfundimit të punës me ta.
– Të zëvendësohen poçat e vjetra me filament me llamba fluoreshente kompakte.
– Të ndërroni rregullisht filtrat në pajisjeve ngrohëse, respektivisht pajisjet e klimatizimit në hapësirat e punës.
– Gjatë ndërtimit të ndërtesave të reja ose rindërtimit të objekteve të vjetra, të instalohet pompë termale si sistem shumë efikas për ngrohjen, ftohjen, madje edhe për përgatitjen e ujit të ngrohtë.
– Nëse kompania ka nevojë për ujë të ngrohtë sanitar, të instalohen kolektorë diellorë për përgatitjen e ujit të ngrohtë sanitar.
– Të zëvendësohen dritaret e vjetra në hapësirat e punës me dritare të reja PVC në mënyrë që të reduktohet shkuji.
– Të instalohen sisteme inteligjente të menaxhimit në repartet me elektromotorë.
– Të zbatohen teknologji të reja në përmirësimin e performancës energjetike të impianteve industriale.
– Të instalohet sistem i ri i menaxhimit të energjisë në objektin afarist, si dhe në vetë procesin teknologjik.
3. Obligime për institucionet publike (Ministri, agjenci, organe të administratës shtetërore) dhe ndërmarrje shtetërore
– Të fikin ndriçimin dekorativ në fasadat e të gjitha objekteve publike dhe monumenteve kulturore.
– Në objektet publike, në sezonin e ftohjes, temperatura e kondicionerëve nuk duhet të jetë më e ulët se 27 gradë, e në sezonin e ngrohjes, jo më e lartë se 20 gradë.
– Institucionet publike, në kuadër të buxhetit, të instalojnë sisteme kolektore për ngrohjen e ujit, nëse kjo është e arsyeshme dhe rentabile.
– Institucionit publike të fikin plotësisht ndriçimin në vitrinat e dyqaneve gjatë periudhës pas orarit të punës.
– Të zëvendësohen poçat e vjetra me filament me llamba fluoreshente kompakte.
– Të ndërrohen rregullisht filtrat në pajisjet e ngrohjes, respektivisht klimatizimi në hapësirat e punës.
– Të zëvendësohen dritaret e vjetra në hapësirat e punës me dritare të reja PVC për të reduktuar shkujin.
– Të instalohen sisteme inteligjente për menaxhimin e konsumit të energjisë.
– nëse ka mjete financiare në dispozicion të merret në konsiderim investimi në përmirësimin e efikasitetit energjetik në kuptimin e zëvendësimit të dritareve me efikasitet energjetik, përmirësimin e izolimit, përmirësimin e efikasitetit energjetik të sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes, investimin në sistemet fotovoltaike.
Obligohen të gjitha institucionet në nivel qendror nga radhët e punonjësve të tyre do të duhet të caktojnë persona të cilët do të kujdesen për reduktimin e konsumit të energjisë, në përputhje me rekomandimet e përmendura, duke bërë kontrolle të shpeshtë gjatë orarit të punës, e sidomos pas përfundimit të orarit të punës, me qëllim të uljes së konsumit të energjisë elektrike dhe termike për 15% krahasuar me muajin e njëjtë të një viti më parë.
3.2 Sjellje e të punësuarve në institucionet publike dhe ndërmarrjet shtetërore
– Përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit, nëse është e përshtatshme, për të reduktuar konsumin e energjisë,
– Ajrosje e shkurtër dhe intensive e ambienteve – në dimër ajrosje para braktisjes së zyrës, e në verë herët në mëngjes kur ajri jashtë është i freskët.
– Fikja e dritave kur braktisni hapësirln ose kur mund të përdoret drita e ditës.
– Shtypja e vetëm atyre dokumenteve që nevojiten dhe aq kopjeve sa është e domosdoshme.
– Të fiken të gjithë kompjuterët pas përfundimit të punës.
4. Rekomandime për komunat dhe Qytetin e Shkupit
4.1 Rekomandime për personat udhëheqës në komunat dhe Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjet publike në nivel komunal
Të fiket ndriçimi dekorativ i fasadave në të gjitha objektet publike dhe monumenteve të kulturës
Të mos përdoret ndriçimi në hapësirat e brendshme dhe zyrat në objektet publike gjatë periudhës kur ka dritë të mjaftueshme të ditës
Në objektet publike, në sezonin e ftohjes, temperatura e kondicionerëve nuk duhet të jetë më e ulët se 27 gradë, e në sezonin e ngrohjes, jo më e lartë se 20 gradë.
Komunat dhe Qyteti i Shkupit, në kuadër të buxheteve, të instalojnë sisteme kolektore për ngrohjen e ujit, nëse është e arsyeshme dhe rentabile.
Komunat dhe Qyteti i Shkupit të fikin plotësisht ndriçimin në vitrinat në periudhën pas orarit të punës.
Të zëvendësohen poçat e vjetra me filament me llamba fluoreshente kompakte.
Të ndërroni rregullisht filtrat në pajisjet e ngrohjes, respektivisht në klimatizimin në hapësirat e punës.
Të zëvendësohen dritaret e vjetra në vendet e punës me dritare të reja PVC për të reduktuar shkujin.
Të instalohen sisteme inteligjente për menaxhimin e konsumit të energjisë.
Të instalohen sisteme inteligjente për menaxhimin e konsumit të energjisë.
Nëse ka burime financiare në dispozicion të merret në konsideratë investimi në përmirësimin e efikasitetit energjetik në kuptimin e ndërrimit të dritareve me efikasitet energjetik, përmirësimin e izolimit, përmirësimin e efikasitetit energjetik të sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes, investimin në sistemet fotovoltaike.
Nga radhët e të punësuarve të tyre, të pëcaktojnë persona që do të kujdesen për uljen e konsumit të energjisë, në përputhje me rekomandimet e përmendura, duke zbatuar kontrolle të shpeshta gjatë orarit të punës dhe veçanërisht pas përfundimit të orarit të punës, me qëllim të uljes së konsumit për 15% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
4.2 Rekomandime për sjelljen e të punësuarve në komunat dhe ndërmarrjet publike në nivel komunal
– Përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit, nëse është e përshtatshme, për të reduktuar konsumin e energjisë,
– Ajrosje e shkurtër dhe intensive e hapësirave – në dimër ajrosje para braktisjes së zyrës, e në verë herët në mëngjes kur ajri jashtë është i freskët.
– Fikja e dritave kur braktisni hapësirat ose kur mund të përdoret drita e ditës.
– Shtypja e vetëm atyre dokumenteve që nevojiten dhe aq kopje sa është e domosdoshme.
– Të fiken të gjithë kompjuterët pas përfundimit të punës.
4.3 Rekomandime për ndriçimin public në komunat dhe Qytetin e Shkupit
Komunat dhe Qyteti i Shkupit të bëjnë orar, në atë mënyrë që në gjysmën e rrugëve dhe bulevardeve të fiket ndriçimi publik , në mënyrë vijuese, për një ditë; ose
5. Rekomandim për NP Rrugët
Rekomandohet që NP Rrugët të fillojë menjëherë me reduktimin e ndriçimit të instaluar në rrugët shtetërore në sasinë minimale të sigurt të ndriçimit të rrugëve, shesheve dhe objekteve të tjera në vend që i përfshijnë rrugët shtetërore.